More

    Del VIDEO/ Aksidenti i frikshëm në Vorë ku 20-vjeçari përplasi policin rrugor

    Këto janë pamjet e frikshme të aksidentit të ditës së sotme në Vorë, ku makina e drejtuar nga një 20-vjeçar përplasi një polic rrugor. Sikurse edhe mund të shihet edhe nga këto pamje të publikuara nga Ora News, automjeti i 20-vjeçarit ka ardhur me shpejtësi dhe e ka hedhur disa metra tutje policin.


    Një efektiv tjetër i policisë rrugore i ka bërë thirrje me tabelë të ndalojë, por 20-vjeçari pasi nuk ka pasur mundësi të parakalojë, ka frenuar dhe nga devijimi ka përplasur efektivin e policisë. Patrulla e policisë ishte e vendosur për të kryer kontrolle dhe kishte ndaluar një automjet tip BMW X5, pasi ndaj shoferit ishin duke u kryer veprimet procedurale për masë administrative.

    Polici është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here