More

    Detaje që nuk i keni ditur mbi ”Vallen e Pirros”

    Pyrrike ose Pirrike e njohur si “Vallja e Pirros” quhet vallja e tipit luftarak, e njohur përgjithësisht me emrin vallja e shpatave.

    Në vendin tonë pyrrikja e mirëfilltë me shpata quhet «presa me tagan» dhe ekzekutohet me shpata, pa melodi e shoqërim instrumental. Ajo luhet në Shqipërinë Veri-perëndimore. Në Shqipërinë Verilindore kcimi me shpatë kundër anmikut (Malësi e Gjakovës e vise të tjera të Kosovës) është e afërt me të.

    Në të kaluarën kjo shoqërohej me lodër e tani vonë me sharki e çifteli, ndërsa «Këlliçoja e parë» e Kukësit, shoqëruar me lodër e currle, luhet me shpatë në dorë, me shumë si element figurativ. Vallja shqiptare ka ushtruar një ndikim serioz për popujt e tjerë, veçanërisht te grekët, siç e tregojnë vetë emrat «alvaniko» «arvanitiko» dhe «çamiko».Mund tju interesojë shkruan shqip.info.

    Vallja pyrrike si «saltatio armata» është e përhapur tek ne, në një trekëndësh të tillë: nga trajtat e hershme,

    (a) me strukturën e saj klasike rron dhe praktikohet në Shqipërinë Verilindore

    (b) me emrin «presa me tagan» dhe në mënyrë të pjesshme në Shqipërinë veriperëndimore

    c), në jug të Shqipërisë në Labëri dhe Çamëri, treva me banorë pasardhës të Mollosëve.

    Burimi: Zihni Sako / Rreth gjenezës së valles pyrrike / Kuvendi i studimeve ilire, v.IIRef: Forcelini: Lexicon totius iatinitatis: Pyrrhica.

    Gravura:”Vallëzimi shqiptar i luftës” gjatë Ramazanit, (Gazeta London News i referohet valles së shpatave) 2 Tetor 1880 Richard Caton Woodville./shqip.info

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu