Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës në vendin e quajtur Ura e Drojës në Laç ku 2 persona kanë mbetur të plagosur. Burime në vendin e ngjarjes thanë se të plagosur janë një 50-vjeçar me iniciale A.M dhe një person tjetër me iniciale K.I., 30 vjeç. Ata kanë marrë plagë në pjesën e këmbëve dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet shkaku i atentatit ndaj dy personave, por burimet thanë se në shënjestër të tij ka qenë 30-vjeçari. Policia dhe një grup hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje. ©LAPSI.al