Categories: Histori

Disa teza që mbrojnë prejardhjen ilire të shqiptarëve

A janë shqiptarët të vetmit pasardhës të ilirëve në trojet e tyre? Teoritë kundërshtuese dhe ato mbështetëse të kësaj teze, prej kohësh janë përplasur mes tyre.

Më poshtë po ju sjellim 23 thënie nga personalitete të ndryshme, lidhur me origjinën dhe vlerat e shqiptarëve.

1. Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.

2. Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

3. Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.

4. M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

5. Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

6. Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.

7. Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!

8. Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

9. Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

10. Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

11. Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

12. Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

13. Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”

14. Fanulla Papazogllu: “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.

15. Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.

16. Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

17. Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.

18. Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

19. Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.

20. Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

21. Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.

22. Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.

23. Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

View Comments

  • Pse Nuk u Zhduk Ilirishtja Por u 'Rishpik' nga Shqipja! Rishpikja dhe Ringritja Ilire e Romës!

    Kjo pyetje qendron edhe ne faqet e Wikipedia ne gjuhen gjermane sepse vërtetë në Gali franket gjerman u romanizuan.

    Gadishulli ilirik (sepse atëbotë nuk kishte Ballkan as Serbi) ishte treva më e madhe ushtarake prandaj ilirët natyrshem përbenin yjësinë e prijësve që kryesuan perandorinë romake nga shekulli i tretë deri në shekullin e gjashtë si më vonë edhe me perandorinë osmane, sepse nuk ishin klasi i tretë i qytetërimit romak por qendra e rekrutimit pasiqë plotësonin nevojën thelbësore ushtarake si prijës të shkakthtë edhe në luftë si shpatarë e grushtarë të shquar por edhe si ardhmëritarë largpamës në administratë të Perandorisë e cila kulmoi nga viti 268 deri 284 të epokës sonë. Gjatë ‘Krizës së shekullit të tretë’ spikati periudha e njohur ‘Yllyriciani’ (në lanisht) me perandorët e pellgut ilir, nga perandori Klaudi Gotik i dyti (Claudius Gothicus) deri te Diokleciani me aftësi zgjidhtare dhe risitare, shpikësi i Katërpushtetit ose Tetrarkisë. ‘Centurionët’ ose ushtarakët qindshetar zakonisht pensionoheshin në Iliri dhe atëherë shpërbleheshin me gradën ekuestriane si ajo e kalorësit mesjetar, mirëpo ishte shpërblimi i dytë për fisnikërinë pas titullit të senatorit.

    Pastaj, Konstantini jo vetëm se ishte perandor por guximthi ngriti qytetin e tij si themeluesi mitologjik Romuli dhe i udhëzoi romakët ta përqafonin fenë e re të furtunshme, si dhe gjithë Evropës. Shndërroi tempullin romak përkushtuar Jupiterit në Jerusalem në kishën më të rëndësishme krishtere, Kisha e Varrit të Shenjtë (the Church of the Holy Sepulchre) ku sipas besimit përkatës ishte vendvarri i Jezuit.

    Justiniani dardan, latinfolës por me prejardhje ilire, ishte perandori i fundit Romak dhe njëkohësisht 'Rikthyesi' ose Restaurateri i Perandorisë romake sepse çliroi Romën, Sicilinë edhe Dalmacinë. Ai si dikur Konstantini ngriti katedralen e famshme në Konstantinopojë, përkushtuar Shën Dijes (Shën Sofisë). Pas tij Perandoria Romake e krahut lindor u pushtua kalatrojançe përbrenda kështjellës nga gjuha helene prandaj Justiniani është perandori latinfolës.

    Mjafton të rikujtojmë ‘Skenderbëmat’ epike të kryetrimit dhe arsyetohet boshti i trimërisë së prijësve pararendës dhe pasardhës!

    BB.

Recent Posts

Kush ishte AKILI ? Vetëm gjuha jonë Shqipe, di të zgidhë enigma të tilla!

Nga Aleksandër Hasanas (Mili Butka) Kush ishte AKILI dhe pse quhej ashtu? Vetëm gjuha jonë…

18 hours ago

Shqipja, nëna e gjuhëve indo-evropiane

Në librin e saj “Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve” historiania Elena Kocaqi…

22 hours ago

Lufta e Trojës ishte luftë Pellazgo – Ilire

HISTORIA FLET NËSE DIJMË TA SHKRUAJMË Lexim i librit, të Prof. as. dr. Elena Kocaqit…

1 day ago

Ngjashmëria e gruas etruske me atë shqiptare të ditëve të sotme

Populli etrusk mund të cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik…

4 days ago

Mbiemri {Epiteti} rrjedha burimi i saj Etimologji.

Zhvillimi i mbiemrave tek shqiptarët fillon prej shek. XII- e në vijim. Nga : Aleksander…

4 days ago

Si u hodhën bazat e lirisë akademike në universitetet e Parisit?

Nga: Aurel Plasari Me titullin “Mëmë e shkencave” (Parens Scientiarum), njihet bulla e lëshuar në…

6 days ago