More

    Dita e Europës, Basha me ambasadorin Soreca: PD, e vendosur ta bëjë realitet anëtarësimin në BE

    Në ditën e Europës, kreu i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi sot një video konferencë me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Gjatë bisedës Basha shprehu mirënjohje për mbështetjen e çmuar të BE-së dhënë vendin tonë kundër Covid 19 si edhe për krizën e ekonomikë që pason pandeminë.


    Postimi i plotë:


    Me ambasadorin Luigi Soreca EU në #EuropeDay: Mirënjohje për mbështetjen e çmuar të BE kundër COVID-19 dhe për krizën ekonomike. Vëmendja dhe mbështetja e BE është jetike për popullin shqiptar.

    PD, e përkushtuar për ta bërë anëtarësimin e Shqipërisë në BE realitet për shqiptarët. Mirëpresim vendosmërinë e BE për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave: nuk mund të ecet përpara në këtë proces jetik për Shqipërinë pa funksionimin e shtetit ligjor, pa vendosjen e standarteve demokratike & pa luftë kundër krimit të organizuar & korrupsionit.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here