More

    Drafti i Venecias, reagon Meta: U konfirmua zbatimi i Kushtetutës

    - reklamë -

    Pas publikimit të draft-opinionit të Komisionit të Venecias ka reaguar Presidenti meta që thotë se ai rikonfirmoi se kreu i shtetit ka zbatuar kushtetutën.


    “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.


    Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato. Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

    I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike. Për presidentin meta, kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në republikën e Shqipërisë” – thuhet në reagimin e zëdhënësit Tedi Blushi. ©LAPSI.al

    - reklamë -

    Lajmet e fundit

    - reklamë -

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here