More

    Drejtori i OBSH: 6 kushte për lehtësimin e masave ndaj Covid-19

    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar qeveritë që të menaxhojnë me kujdes vendimet për lehtësim të masave të izolimit, pasi “rreziku i kthimit të virusit është shumë real”. Ghebreyesus ka përmendur gjashtë kushte para lehtësimit të masave të izolimit;


    Numri i rasteve duhet të jetë në rënie, por vëzhgimi i të infektuarve duhet të jetë i lartë;

    -Sistemet shëndetësore duhet të jene të gatshme të testojnë, trajtojnë dhe izolojnë të infektuarit;
    -Në spitale dhe shtëpi kujdesi duhet të ketë shpërthime minimale;
    -Masat mbrojtëse duhet zbatuar në vende të punës dhe shkolla;
    -Numri i rasteve të importuara duhet të jetë i menaxhueshëm;
    -Komuniteti duhet të veprojnë në përputhje me “normalen e re”.

    Ghebreyesus ka thënë se teksa numri i rasteve të prekura me koronavirus është duke rënë në Evropën Perëndimore, e kundërta është duke ndodhur në Evopën Lindore, në Afrikë, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme dhe Amerikë.

    Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 3,685,129 njerëz të infektuar, 258,051 të vdekur dhe 1,208,139 të shëruar nga ky virus.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here