Më shum

    Drithëruese/ Shikoni ç’thoshte Bert Ndrenika dy vite më parë për teatrin dhe Ramën

    Plot dy vite më parë Robert Ndrenika ishte një njeri tjeter. Ai ishte betuar se nuk do ta treste dheu po të shembej teatri. Edi Rama e kishte turperuar publikisht në sy të kolegëve duke mos i dhënë fjalën. Ai doli në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, në qershor 2018 dhe foli krejt ndryshe nga sot. Rikthejuni edhe njëherë kesqj interviste per te kuptuar sesa real eshte peticioni i tanishem i shkruar ne zyrat e bashkise.



    Në një takim që patët me kryeministrit Rama, ai nuk ju dha fjalën. A u ndihet i lënduar?
    Natyrisht që jam ndjerë jashtëzakonisht i lënduar, atë që ma ka bërë ai njeri, nuk ma ka bërë njeri deri më sot. Me turpëroi para kolegëve te mi, dhe 100 vetëve që ishin aty. Ishte shumë e rëndë për mua.


    Nëse do e kishit përballë çfarë do i thonit?

    Kam për të thënë diçka, por jo personalisht për atë, por për çështjen e Teatrit. Kryeministrat venë e vijnë. Ky vend ka pasur edhe kryeministër 30-vjeçar, e pati atë që pësoi. Jam i sigurte që edhe ky nuk është kryeministër i përjetshëm”.

    Jeni i dëshpëruar për shembjen teatrit?

    Shumë i dëshpëruar jam. Është njësoj si t’i bihet murit me kokë. Është shumë e rëndë. Ai vend aty është shumë i shenjtë. Aty është krijuar gjithë kultura e kryeqytetit. Është shumë e rëndë mënyra si bëhet kjo punë. Kërkon ai ambasadori i madh i amerikanëve të kapë peshqit e mëdhenj që i ka para syve, edhe kapen këto sardelet. Aty ka 20 vjet që tentohet të kryhet një grabitje e mbetur në tentative dhe nuk flet njeri. As prokuroria, as qeveria, as PS. Me sa duket ai do ta bëjë këtë punë. Dhe kur i del, le t’i dalë.

    Pse nuk e dëgjon zërin tuaj kryeministri?
    Nuk na përfill ne. E bën me fodullëk, me mendjemadhësi. Mendoj se ai i shkel me këtë, edhe atë ministreshën që ka aty. Kë nuk ka fyer ai. Artistë të tjerë, mua. Hajde të ballafaqohemi, të ulemi të flasim. Ai grabitjen po e motivon me ligj, me parlament, që të justifikohen për grabitjen që duan të bëjnë. Sa i takon Teatrit ai e ka historinë e vet. Sa i takon ndërtesës duhet të flasin ekspertët. Mund të bëhet edhe kjo godinë, kështu si është. Me 10 mln euro mund të bëhet një teatër i shkëlqyer, dhe Tirana e meriton këtë gjë. Ka shumë mungesë transparence. Duhet të ulemi të bisedojmë, por me palë të tretë.

    Ta sqarojmë pozicionin tuaj, ju jeni kundër shembjes së Teatrit, por jeni kundër projektit të ri?

    Projekti i ri mund të bëhet transparent sepse nuk na kanë informuar. Nëse një teatër është 4/4 prej kësaj një pjesë e madhe është skena. Edhe ky teatër mund të rregullohet dhe nuk kërkon shumë fonde. Mund të bëhet edhe një teatër se e meriton kjo Tiranë. Pse nuk shohim Shkupin, Sofjen. Zagrebin. Lere më pastaj Londrën apo vende të tjera si janë teatrot kombëtare. Edhe Delvina ka një sallë të mirë, por është turp që Tirana të mos ketë një Teatër të mirë. Kjo është një grabitje e mbetur në tentativë. Duhet të hetojë Prokuroria.
    Ju si mendoni, kush janë arsyet që ka një lloj armiqësie të kryeministrit me artistët?
    Nuk e di… Ndoshta ka qenë vetë i pa talentuar dhe mbase do që të marrë hak. Tani thonë se është bërë milioner ai. Si u bë milioner për 20 vite?.

    Keni kërkuar ju një takim me Ramën?

    Na thirri në kryeministri dhe foli vetë se neve na preu gjuhën. Pas atij takimi nuk kemi pasur asnjë takim tjetër. Tek presidenti kam qenë vetë dhe na priti shumë mirë.

    Ju çfarë do bëni nëse pr.ligji merr votat në Kuvend?

    Çfarë të them… murit me kokë nuk i bie dot. Unë fjalën time do ta them, pastaj si të duan le të bëjnë. Ma do mendja se edhe populli është me mendimin tim sepse me pyesin kur dal në rrugë.

    Thirrja që keni sot, mbase dhe për deputetet se ata do e votojnë?

    Thirrja është që Teatrin duhet ta bëjë shteti dhe jo PPP, pasi kjo është një hile dhe bie era abuzim.

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here