More

    Dvorani i përgjigjet Metës: Presidenti të jetë më i përmbajtur, s’ka kompetenca

    Ardian Dvorani, kryetar i KED-së, dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili i dërgoi një kërkesë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë mbi përfundimit e mandatit të Dvoranit.


    Por në përgjigjen e tij, Dvorani thotë se Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur, duke theksuar se ai nuk ka kompetencë për këtë hap.

    “Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur, s’mund të godasë institucione të pavarura, dhe ai nuk ka asnjë kompetencë, lidhur me këto institucione”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Dvoranit.

    Gjithashtu, sipas tij, as KLGJ nuk ka kompetencë për ta shqyrtuar kërkesën e Presidentit.

    “Emërimet në Gjykatën e Lartë nuk janë si në Gjykatën Kushtetuese, nuk bëhen me emra, por me pozicione”, shprehet Dvorani.

    Presidenti Meta iu drejtua rreth 1 javë më parë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku kërkon, largimin e kryetarit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, pasi i ka mbaruar mandati.

    Në letër Meta shkruan se, Dvorani është aktualisht në detyrë, në kundërshtim me ligjin.

    “Përmes kësaj shkrese, sjellim në vëmendjen tuaj se, kur mbarimi i mandatit të z. Ardian Dvorani si gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe deklarimi i këtij fakti ka ndodhur në periudhën janar- shkurt 2014, në funksion të transparencës, lind nevoja e bërjes publike të ndërprerjes së qëndrimit në detyrë të z. Ardian Dvorani, të cilit i ka humbur çdo lloj e drejte apo justifikimi për të vijuar funksionin edhe si Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përgjatë pjesës së mbetur të vitit 2020. Tashmë si detyrim i fundit ligjor për z. Dvorani, ngelet për t’u përmbushur vetëm procedura administrative e dorëzimit të detyrës sipas ligjit”, shkruan Meta.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here