More

    Dy kompani farmaceutike nisin testimin e vaksinës: Nëse provat vërtetojnë siguri, gati deri në fund të vitit

    Dy kompani farmaceutike thanë të martën se vaksina e tyre eksperimentale e koronavirusit po fillon testimin fillestar njerëzor në Shtetet e Bashkuara.


    Prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer Inc dhe BioNTech SE i Gjermanisë thanë se nëse provat vërtetojnë se vaksina është e sigurt dhe efektive, ajo mund të jetë e gatshme për shpërndarje të gjerë në Sh.B.A deri në fund të vitit.

    Vaksina mund të jetë ndër vaksinat e para të miratuara për përdorim në Sh.B.A për virusin, i cili ka infektuar mbi 1 milion njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e rreth 69,000 të tjerë. Sipas statistikave të Universitetit John Hopkins. Sh.B.A udhëheq botën për nga numri i infeksioneve dhe fataliteteve.

    Kompanitë thanë se vaksina përdor teknologjinë ARN, e cila mund të lejojë që ajo të prodhohet më shpejt sesa përpjekja tipike që duhet për të zhvilluar një vaksinë për disa vite.

    Kompania e bioteknologjisë amerikane, Moderna Inc dhe qeveria amerikane po bashkëpunojnë për zhvillimin e një vaksine që përdor teknologji të ngjashme. Testimi i fazës 1 është duke u zhvilluar dhe testimet në fazën e mesme janë planifikuar të fillojnë këtë tremujor.

    Pfizer shprehu optimizëm javën e kaluar se Administrata amerikane e Ushqimit dhe e Barnave do të miratonte vaksinën që në tetor, shkruan zëri i amerikës.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here