Më shum

    Dy probleme kritike sigurie e bëjnë përditësimin e Firefox të detyrueshëm

    Mozilla adresoi dy probleme sigurie zero-ditore në Firefox të cilat po shfrytëzoheshin nga hakerët. Të dy problemet e sigurisë ishin kritike dhe përmes tyre hakerët mund të ekzekutonin një kod arbitrar në kompjuterët e përdoruesve deri në dështimin e tyre.

    Në përgjigje të zbulimeve Mozilla lëshoi përditësimin Firefox 74.0.1 dhe të gjithë përdoruesit e versioneve të mëparshme janë të ekspozuar. Problemi është prezent në Windows, macOS dhe Linux.

    Problemet e sigurisë janë detajuar në buletinet: CVE-2020-6819 dhe CVE-2020-6820 ku që të dy vlerësohen kritikë për nga impakti në rast të një sulmi të suksesshëm nga hakerët.

    Mozilla tha se përditësimet janë dërguar në Windows 32-bit dhe 64-bit, Linux 32-bit dhe 64-bit si dhe macOS me numër versioni 74.0.1 secili.

    Për të përditësuar shfletuesin shkoni në ikonën me tre vija horizontale në cepin e djathtë lart të Firefox për të hapur menunë. Klikoni kategorinë “Help” dhe nga opsionet e shfaqura klikoni në fund “About Firefox.”

    Shfletuesi menjëherë do të kërkojë për versionin më të fundit nëse ka dhe ta instalojë atë. Pas instalimit shfletuesi do tu kërkojë nga dritarja e hapur që ta rifilloni Firefox për të përmbyllur procesin e përditësimit. /PCWorld Albanian

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here