More

    Edi Rama: Pata vetëm një moment lufte me Ilir Metën, i tregova vendin kur…

    Edi Rama e veçoi Presidentin Ilir Meta për rolin që ka lujtuar në situatën e përballjes me COVID 19, ndërsa akuzoi opozitën se ka përhapur gënjeshtra.

    I pyetur nëse e kishte ndalur luftën politike me Kreun e Shtetit, Rama tha se me të ka pasur luftë vetëm njëherë, kur do të merrte mandatin e dytë për kryeministër.

    Sokol Balla: Lufta politike mes jush vazhdon? A e vazhdoni ju luftën se sapo thatë që Meta e gjeti Presidentin me këtë situatë…

    Edi Rama: Kam pasur vetëm një moment lufte me Ilir Metën. I tregova vendin kur kërkonim votën për mandatin e dytë, pas asaj nuk kam harxhuar më energji. Unë thjesht pas asaj kam bërë detyrën.

    Sokol Balla: Por ndërkohë po e shkarkoni…

    Edi Rama: Kjo është cështje e parlamentit, jo e imja

    Agron Gjermarkaj: Nëse opozita denoncon raste të dyshura korruptive apo tendera nuk ka asgjë të keqe të informohet publiku…

    Edi Rama: Po mo po, por publikut i vihen para fakte të sajuara me qëllim. Kjo është një kohë kur duhet bërë lufta me COVID 19. Nuk po ju them të heqin dorë nga monitorimi ata por duke parë ato që ata thonë rezulton të jenë gënjeshtra. Kur thua maskat janë blerë të skaduara dhe kur ato skadojnë në 2023 ky është një fakt. /news 24

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here