More

    Ekzekutimi/ Zbardhen telefonatat e fundit të vëllezërve, autorët çmontuan makinën e krimit

    Zbardhen të tjera detaje për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia pasditen e së hënës në Durrës. Abcnews raporton se policia ka zbardhur disa mesazhe në telefonat e viktimave. Sipas të njëjtave burime janë zbardhur disa biseda telefonike të Besmir Haxhisë me që kanë dalë gjatë përgjimeve të disa individëve me precedent penal.

    Policia është në kërkim të mjetit “Toyota” dhe dyshon se ajo mund të jetë çmontuar në ndonjë servis të zonës. Mësohet se vazhdon shoqërimi në komisariat i personave të tyre të kontaktit dhe ata po monitorohen nga policia.

    Dy vëllezërit u ekzekutuan me breshëri plumbash në zonën e Nishtullës në Durrës. Nga pamjet e kamerave të sigurisë është zbuluar se u qëllua nga “Toyota” gri e errët, por targa nuk është fiksuar. Deri më tani për këtë ngjarje të rëndë janë shoqëruar disa persona si dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet që mund të kishin.

    36-vjeçari Besmir Haxhia është një emër i skeduar nga drejtësia ndërkombëtare, ai njihej ndryshe me nofkën “Miri i Kolës”, ai ishte dënuar me disa vite për trafik droge, dhe me pas është rikthyer në Durrës.

    Ndërsa i vëllai , 27 vjeçari Viktori, ishte avokat me licencë prej 3 vitesh, por pa qenë aktiv në sistemin e drejtësisë. Dy vëllezërit kishin në pronësi prej vitesh, disa biznese në Durrës të cilat kanë qenë në emër të avokatit Viktor Haxhia, pasi Besmiri ishte me precedent penal. /abcnews.al

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here