More

    Emergjenca e Covid-19, biznesi fason në Krujë i bën kërkesë qeverisë për marrjen e masave

    Fasoneritë në Krujë i kanë bërë kërkesë qeverisë në lidhje me situatën e krijuar nga covid-19.

    Biznesi fason në këtë qytet kërkon që qeveria të marrë përsipër kostot shtesë për marrjen e masave në mënyrë që të ndalohet përhapja e virusit te punonjësit.

    Po ashtu ata kërkojnë që të qartësohet mbështetja financiare për këtë industri dhe të kryhet transporti i punonjësve

    Fasoneritë në Krujë dhe Kurbin janë kthyer në vatër të përhapjes së koronavirusit përmes kontakteve duke shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve.

    Ndërkohë që fasonët shprehen se respektimi i masave të parashikuara nga qeveria për të shmangur përhapjen e koronavirusit, janë të paarritshme për shumë fasoneri në Krujë.

    Pronarët e fasonerive, rrëfejnë se vendimin për mbylljen e aktivitetit e kanë marrë vetë, duke lënë kështu qindra mijëra punëtorë në shtëpi.

    Nga njëra anë qëndrojnë marrëdhëniet më punëtorët, që së fundmi janë tensionuar, e nga ana tjetër, gjobat për vonesë nga ana e porositësve.

    19 fasoneritë që operonin në bashkinë e Krujës kanë ndërprerë aktivitetin që prej të ditës së enjte, ndërsa kërkesat e tyre, i dorëzuan dhe pranë institucioneve vendore.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here