More

    Enigma 2300-Vjeçare E “Shqiptarëve” Të Qafiristanit

    Kjo është një temë disi e rrahur në shtypin shqiptar në formën e një kërshërie, kurioziteti shkencor, por asnjëherë nuk është marrë me seriozitet nga autoritetet shkencore.

    Ekzistencën hipotetike të disa paraardhësve të shqiptarëve të sotëm në rajonin e madh gjeografik të Hindokinës, në Qafiristan (sot Nuristan) – një vend ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani – fillimisht e ka përmendur skenaristi amerikan Xhejms Hilton, i cili xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons).

    Më pas, në maj 1983, në gazetën “Lidhja” të Antonio Bellushit ka shkruar Ernesto Skura shkrimin me titull “Ilirët në Afganistan”. Të njëjtën gjë ka bërë në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili dëshmon kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.

    Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta mund të jenë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erës sonë.

    Ata ngelën andej, për shkak të largësisë nuk mund të ktheheshin në atdhe, por u vendosën në atë rajon, ku u martuan me gra vendase. Mendohet se kjo është arsyeja pse gjuha e tyre quhet burrashka (ndoshta “gjuha e burrave”), sepse gratë flisnin gjuhën tjetër.

    Shumë toponime duken rudimente të shqipes. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza dhe me të vertëte kjo fushë mbyllet me një hundë midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta.

    Mali përballë quhet Torabora që duket si “t’u ra borë”; një mal tjetër ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës dhe quhet Rakaposhi që ngjan me shqipen “ra kah poshtë”. Kryetari i Hundzës ka titullin Mir (që duket si “i miri”).

    Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe, ndërsa lart në male është një fis i madh që quhet Kalash, ngjashmëria e të cilëve me tipare europiane të lë me gojë hapur.

    Kalashët skalisin në portat e tyre dy brirë dhie, burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë shalëvare, ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë kamishë.

    Pavarësisht këtyre ngjashmërive të pazakonta gjuhësore, banorët thonë se të parët e tyre kanë qenë ushtarë të Aleksandrit të Madh dhe ndaj e lidhin origjinën me Greqinë, e cila ka patur më shumë kontakt me ta dhe nuk kanë shumë dijeni për Shqipërinë, pasi atje nuk ka shkelur asnjë këmbë shqiptari, pavarësisht se ka njëmijë e një arsye për të shkelur e për t’u ngulur mirë.

    Aleksandri i Madh fliste një gjuhë barbare, që nuk ishte as greke dhe as latine – shkruajnë autorët antikë.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here