Më shum

    Episodi final i Uplift Albania Reality-Show, themeluesit e startupeve janë yjet e reja të ekraneve

    Edicioni i parë i akseleratorit rajonal Uplift Albania nisi rrugëtimin në Tiranë duke përqendruar vëmendjen e një komuniteti të madh mendjesh të ndritura tek ekosistemi i startupeve roli kyç që inovacionet e tyre kanë marrë përsipër të ndryshojnë jetët tona të përditshme.

    Themeluesit e startupeve janë yjet e reja të ekraneve televizive dhe këtë e demonstroi prej tre puntatash, shfaqja televizive unike për ekranet shqiptare, Uplift Albania Reality-Show.

    Ky format eksploroi të gjitha sfidat e peripecitë që startupet kaluan nga aplikimi deri në finalen e evenimenti që bart emrin e një prej akseleratorëve më me zë në Evropën Qendrore dhe Lindore siç është Uplift.

    Themeluar nga shtëpia botuese ICTSmedia dhe SOVVA, Uplift Albania është një akselerator rajonal themeluar në Tiranë i cili që në edicionin e tij të parë tërhoqi vëmendjen e dhjetëra startupeve nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme.

    Duke hyrë në brendësi të një akseleratori startupesh, kjo shfaqje televizive e transmetuar në televizionin SCAN kishte për qëllim që përtej gjenialitetit, ato inovacione të demonstruara gjatë Uplift Albania të ishin më të prekshme për shoqërinë Shqiptare duke shpërfaqur ndikimin që kanë pasur në përditshmërinë tonë.

    Episodi i parë i Uplift Albania u transmetua më 18 Prill në orën 19:00 në SCAN TV dhe ju dedikua i gjithi fazës së parë të aplikimeve dhe boot-kampit të përzgjedhjes prej të cilit dolën startupet që do të ndiqnin programimin 6-javor të akselerimit.

    Uplift Albania Tv Show

    Upflit Albania ?‍?, reality-show më i ri dedikuar ekosistemit të teknologjisë dhe inovacionit, në brendësi të një akseleratori startupesh. ?‍?ICTSmedia dhe #UpliftAlbania në bashkëpunim me RTV Scan sjellin një format risi në televizionet Shqiptare.Puntata e parë: Selection Bootcamp – Gara e 19 “start-up”-eve me ide biznesi konkurojnë për t’u perzgjedhur në programin 6 javor të trajnimit.

    Gepostet von Uplift Albania am Samstag, 18. April 2020

    Me moderimin e gazetares së SCAN TV Jenida Vladi, kjo puntatë eksploroi të gjitha ato startupe të cilat patën guximin për t’iu bashkuar sfidës që përfaqëson Uplift Albania. 19 startupe të cilat ishin ftuar nga organizatorët e Uplift Albania për të prekur finalen e akseleratorit kaluan nga mikrofoni i Jenidës si: Moovy Food, Jiroo, Ipervox, Orar, GameOn, Mulita Drones, iAvokat, Hashtag TB, Liksad E-Bike, Joga Sport, Te Pema, Amargi, IT-Morfosis, Dua.com, Addo, Plexusvr, Enchele

    I përbërë prej tre fazash, në fazën e parë u prezantuan startupet pasuar nga faza e dytë Spagetti Marshmallow Challenge, faza e tretë Lean Canvas, një workshop me trajnerë, mentorë dhe investitorë të përzgjedhur nga vetë startupet.

    Më 25 Prill u transmetua episodi i dytë i Uplift Albania Reality-Show dhe kësaj here në fokus ishin ciklet e workshopeve dhe trajnimeve për startupet e përzgjedhura në programin 6-javor të akselerimit. Në javën e parë u eksploruan workshopet e artit të të folurës në publik dhe identifikimit të klientit. Java e dytë kishte në fokus pronësinë intelektuale dhe aspektin ligjor. Java e tretë ju ishte e gjitha të ftuarve Apurv Mishra dhe Akash Mishra ekspertë ligjorë dhe investitorët serialë.

    Uplift Albania Tv Show

    Episodi e dytë i Uplift Albania i cili vjen në format reality-show risi në televizionet shqiptare, në promovim të sipërmarrjeve të reja startup.Episodi i dytë ka në fokus ciklin e workshopeve. Për 6 javë me radhë startupet të cilat u bënë pjesë e Uplift Albania ndoqën workshope, trajnime dhe mentorship 1-n-1 me 50+ ekspertë të industrisë nga Shqipëria, Rajoni dhe Evropa.

    Gepostet von Uplift Albania am Samstag, 25. April 2020

    Jewell Sparks ishte një tjetër e ftuar me ekspertizë në formulat 4P në marketing. Java e katërt vijoi me një takim me Francesco Cracolini dhe java e pestë shikoi për investimet. Në javën e gjashtë të programit transmetuar nga episodi i dytë ishte në vëmendje takimi me Diana Yau nga rrjeti social Facebook.

    Të shtunën e datës 3 Maj ishte rezervuar episodi i tretë dhe final i Uplift Albania Reality-Show dhe pasqyroiemocionet e finales “Demo-Day” dhe shpalljes së fituesit Ipervox. Episodi i tretë zbuloi për teleshikuesit ecurinë e startupeve pas programit të akselerimit dhe suksesit që i ndoqi.

    UPLIFT ALBANIA TV SHOW

    Finalja e madhe e Akseleratorit Uplift Albania.7 skuadrat finale të Startup-eve në prezantimin e fundit. Të ftuar special, prezantimet finale përpara investitorëve, shpallja e fituesit dhe surpriza per konkuruesit e tjere!Në fund të episodit të tretë, edhe disa nga arritjet e 7 finalistëve deri më tani.

    Gepostet von Uplift Albania am Samstag, 2. Mai 2020

    Pas përvojës së Uplift iAvokat ndryshoi modelin e biznesit dhe ngriti investime e vlerë 15 mijë euro. GameOn lidh kontratë bashkëpunimi mediatik me Telekom Albania dhe një sërë bashkëpunimesh me Red Bull, Samsung dhe Albagames.

    Plexsurvr mori 50 mijë euro investim nga investitorë engjëj. Dhe së fundi më i suksesshmi prej tyre ishte Ipervox i cili ka ngritur investime më tepër se gjysmë milionë dollarë.

    Episodi u mbyll me momentet surprize pas kuintave. Nën kujdesin e ICTSmedia dhe SOVVA si dhe me mbështetjen e SlovakAid, Uplift Albania u bë akseleratori i parë në Shqipëri i cili u themelua me në mendje sipërmarrësit e rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Rajoni.

    Uplift Albania kishte partneritetin e Banka Credins, Vodafone Albania, Albvision, Gjonaj Group Holdings dhe mbështetjen e EU for Innovation, Bashkia Tiranë, Swissep, Vigan, Tegeria, Kolegji Universitar Luarasi, ICTSlab dhe mediave PCWorld Albanian, CIO.al dhe SCAN TV.

    Latest news

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN E SHQIPTARËVE...

    Related news

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN E SHQIPTARËVE...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here