More

    F1 nis me numër më të kufizuar anëtarësh për cdo skuadër

    - reklamë -

    Pak nga pak ditët po kalojnë, normaliteti po rikthehet në ato vende ku ka kaluar më e keqja e pandemisë dhe kthimi i konkurrencës po merr formë. Në rastin e Formulës 1, data e shënuar me të kuqe në kalendar është 5 korriku, kur Kupa e Botës 2020 është planifikuar të fillojë me dy gara madhështore në Red Bull Ring në Austri. Por autoritetet sportive kanë dhënë informacione se si do të jetë rikthimi në asfalt dhe sa do të jetë numri i personave të lejuar për çdo skuadër që do të marrin pjesë në garë. Ashtu si edhe testet për covid-19 që do të bëhen çdo ditë për të gjithë anëtarët e skuadrave. Sipas “Racefans.net”, pjesëtarët e çdo skuadre nuk do të kalojnë numrin 80, nga të cilët jo më shumë se 60 do të jenë ata që punojnë në dy makinat e secilit ekip. Një masë e vendosur nga Gerard Saillant, Presidenti i Komisionit Mjekësor të FIA, e cila nuk do të ndryshojë në asnjë garë, e do të jetë e detyrueshme në të gjitha. Një ulje e ndjeshme e numrit të anëtarëve të çdo skuadre, pra më të nevojshmit, do të bëjë që të ulen edhe shpenzimet e skuadrave për çdo garë. Tani gjithçka mbetet të shpresojmë që nuk do të ketë ndryshime të situatës së koronavirusit deri në nisjen e botërorit të Formula 1.

    - reklamë -

    Lajmet e fundit

    - reklamë -

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here