More

    Fahri Xharra: Kosova nuk i takon Serbisë

    Shkruan: Fahri XHARRA

    Menjëherë do të më pyesni, pse ky titull, kur ne e dimë që Kosova nuk i takon Serbisë. Kur e thotë i huaji, dhe kur e thonë njerëzit me peshë ndërkombëtare atëherë t`është më lehtë ta pranosh edhe vet vendimin tënd. Sikur të bazohemi në propagandën serbe-turke ; ne nuk kemi miq, ne jemi të padëshiruarit e Europës dhe për ne Europa na paska pas thënë që ne jemi “ vetëm nocion gjeografik “.

    Për të vërtetuar këtë po iu rikujtoj shkrimet e fundit të publikuara tek ne e që ta ” ftohin jetën e qenien

    tonë “ se ne kurrë s`kemi qenë komb, se ne nuk ishim kurrë më shumë se 4% – e të thëna e te shkruara nga njerëzit tonë. Por pa dashtas më ra ky në dorë ky shkrim, i shkruar nga Z. Milliere Guy dhe e botuar në http://www.les4verites.com. Një analizë e partisë së të drejtës liberale .

    Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë Shikuar historikisht që nga 1389, Kosova u bë pjesë e Serbisë vetëm pas pushtimit dhe aneksimit të saj nga Mbretëria Serbe më 1912. Pas fundit të Luftës së parë Botërore, Kosova iu bashkëngjit (me forcë ) Jugosllavisë së krijuar, ku Serbia nuk ishte vetëm aty. Pas LDB, Jugosllavia rrëshqiti nën komunistin Tito; Kosova u kurthye në Jugosllavinë komuniste së cilës iu akordua autonomia më 1974.

    Autori pastaj shpjegon që Kosova në vitin 1990 ishte objekt i një pushtim arbitrar dhe me dhunë nga Serbia e që u deshtë që NATO-ja t`i jep fund kësaj maskarade të përgjakur serbe. U kuptua që shqiptarët dhe serbët nuk mund të jetojnë më së bashku

    Me qenë se gjendja status -quo nuk mund të zgjaste deri në pafundësi, autonomia në kuadrin e Serbisë nuk kishte kuptim, u hap rruga e Pavarësisë së Kosovës.

    Më tej shpjegohet që shqiptarët ( me shumicë myslimane ) nuk ishin kolonizatorë; ata nuk ishin pushtues. Ata e ushtruan të drejtën e tyre juridike që “ shkurorizohen” nga Serbia për shkak të dhunës ndaj tyre.

    Autori me shumë seriozitet e thekson se serbët kurrë nuk kanë qenë viktimë të dhunës shqiptare, por ishte e kundërta. Kosova është e populluar me shqiptar, dhe se shqiptarët janë në shtëpinë e tyre.

    Autori shpjegon bukur që shqiptarët musliman të Kosovës ishin gjithnjë mysliman të moderuar, dhe se vetëm me ardhjen e Millosheviqit radikalizmi fetar mori krah. Në botën islame po zhvillohet një luftë e ashpër në mes të moderuarve dhe radikalëve. Autori ia tërhjekë vërejtjen opinionit francez se popullata myslimane shqiptare e Kosovës është e vetmja popullate pro perëndimore. (Aucune population musulmane n’est plus pro-occidentale que celle du Kosovo. ) Shqiptarët edhe nëse janë mysliman ( ata që janë ) janë perëndimor.

    (“Je dirai à ceux de mes amis qui identifieraient les Kosovars aux « Palestiniens » que les uns n’ont rien à voir avec les autres : les « Palestiniens » sont imprégnés de nationalisme et de violence, ils sont la pointe avancée du nationalisme arabe et de l’islamisme, les Kosovars ont été victimes de Serbes imprégnés de nationalisme et de violence. Ils sont nos alliés dans la lutte contre le nationalisme serbe qui doit se détacher de ses tendances fascistes et nos allies aussi dans la lutte contre l’islamisme”. par Guy Milliere )

    Autori iu tërhjek vërejtjen miqve të tij që nuk duhet vuar në të njëjtën peshojë Kosovarët dhe “Palestinezët”: duke thënë palestinezë janë të mbështjellur me nacionalizëm dhe islamizëm arab. kurse shqiptarët e Kosovës janë viktimë e nacionalizmit dhe dhunës serbe.

    Edhe kjo fjali : Shqiptarët e Kosovës janë aleatët tanë ( të francezëve ) në luftën kundër nacionalizmit serb i cili duhet të zhveshet nga tendencat e saja fashiste dhe se shqiptarët janë aleatët e francezëve në luftë kundër radikalizmit islamik “ ( Bravo, ashtu është!.fxh)

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here