More

    “Faleminderit për falimentin”, fletushka me portretin e Ramës në qepenat e ulur të bizneseve në Tiranë (FOTO)

    - reklamë -

    “Feleminderit për falimentin”. Kështu shkruhet në disa fletushka të stampuara në qepenat e disa bizneseve në Tiranë. Sipër tyre është edhe portreti i kryeministrit Edi Rama. Masat e ashpra kufizuese në kuadër të pandemisë dhe mungesa paketave ndihmëse efikase kanë sjell vështirësi të shumta për biznesin. Disa prej tyre edhe kanë falimentuar ndërkohë që në mēnyrë të habitshme vijojnë ende disa masa kufizuese si leja për ushtrim aktiviteti deri në orën 21:00 etj. Nuk dihet kush i ka ideuar dhe ngjitur këto fletushka me portretin e Ramës në qepenat e bizneseve, por fakti është kjo është një periudhë tejet e vështirë për biznesin. Qeveria shqiptare ndërmori masa shumë herë më vogla krahasuar me vendet e rajonit për të zbutur tek biznesi efektin e Covid 19.


    ©LAPSI.AL


    - reklamë -

    Lajmet e fundit

    - reklamë -

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here