Categories: Aktualitet

Fatura për koronavirusin? Manastirliu: Deri tani 25 milionë euro

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se deri tani qeverisë i ka kushtuar nga buxheti i saj 25 milionë euro fatura e luftës kundër koronavirusit.


Në fakt kjo shifër është në përditësim sipas ministres, pasi po bëhen investime dhe shtesa si dhe do të ketë edhe një rishikim buxheti sërish. Por Manastirliu thotë se nga buxheti i shtetit deri tani janë harxhuar 25 milionë euro.


“Aktualisht rezultatet apo faturat financiare, shtesa dhe buxheti i 2.5 miliardë lekë apo 25 milionë euro. Është në përditësim e sipër, pra në plotësim sa i përket investimeve furnizimeve, por do vijojmë dhe me mbështetjen e BE si dhe me partnerët që bashkohen për të vijuar dhe luftuar koronavirusin. Ditët në vijim do të ketë dhe një rishikim të buxhetit.

Duhet të kuptojmë diçka që vaksina do të zbulohet, ka një politikë ndërkombëtare sa i përket vaksinimeve. Qeveria shqiptare do jetë e angazhuar për të mbështetur vaksinën dhe patjetër do jetë në programin e vaksinimit.”- tha Manastirliu e ftuar në emisionin “Real Story”.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Autoktonia ilire në Kretë si dhe monedha e saj shkruar Elyrion

Shkruan: Aleksander HASANAS Elyros ishte një nga qendrat më të rëndësishme urbane të Kretës jugperëndimore,…

6 hours ago

Karnavalet e Korçës – performanca e kolonjarëve, qershia mbi tortë

Në karnavalet e Korçës, Kolonja mori pjesë për herë të parë Karnavalet e Korçës -…

6 hours ago

Studim mbi fjalën e lashtë nga PAlb: “Flaka” Etimologji

Zogu simbol i kryezotit “Zeus”, “Shkaba” – Shqiponja qiellore, ruan brenda emërtimit të saj një…

5 days ago

“Toka” sipas mitologjisë së hershme në gjuhën e pellazgut të parë

Shkruan: Aleksander HASANAS Toka- është planeti i tretë i sistemit diellor, mendohet të jetë rreth…

5 days ago

Çfare fshihet pas emrit Merkuri – Etimologji

Mërkurri është planeti më i vogël dhe më i afërt i Diellit nga tetë planetet…

5 days ago

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

2 months ago