More

    Fëmijët e një diplomati të huaj gjejnë drogë duke luajtur te liqeni

    Një referim mjaft i rrallë u regjistrua në policinë e kryeqytetit.


    Siç thotë një burim i sigurt i gazetës “Si”, diplomati amerikan në Tiranë dorëzoi nje objekt te dyshimtë në polici dhe ka shpjeguar, përmes oficerit të sigurisë së ambasadës, se si kishte rënë në kontakt me të.


    Policia shpjegon për gazetën “Si” përpilimin e sendit që mendohet se mund të jetë një sasi fare e vogël kokaine, që është gjetur pranë Liqenit Artificial. Policia shpjegon në dokument se si u u gjet droga, dhe se si çuditërisht ajo sasi aq e vogël nuk u flak në shkurre, por u dorëzua menjëherë në komisariat.

    ”Ky send i dyshimtë u gjet nga fëmijët e një diplomati teksa po luanin në zonën e liqenit artificial. Diplomati, sapo ka parë këtë send në duart e fëmijëve, dhe nuk ka parë rrotull asnjë efektiv policie për ta raportuar, e ka administruar dhe ka njoftuar menjëherë linjën përkatëse në ambasadë. Pasi e konstatuan e futën në një qese dhe e përcollën përmes punonjësit të sigurisë të atashuar në ambasadë”

    Ky veprim i rrallë i ka lënë pa fjalë oficerët e anti-drogës që nuk kishin ndeshur asnjëherë një veprim të tillë kaq korrekt dhe të kujdesshëm.

    Gazeta “Si” u interesua për sasinë e drogës që fare qartë u përshkrua kështu nga agjenti i antidrogës: “Bëhet fjalë për një sasi të papërfillshme, ishte në ngjyrë lejla dhe të bardhë mendojmë që është kokainë, pra bëhet fjalë për fare pak gramë”.

    Pasi sasia e vogël e drogës u dorëzua, policët janë ulur dhe kanë mbajtur një proçesverbal.

    Pritet që materialet t’i kalojnë prokurorisë dhe ndonëse dosja mund të pushohet pasi është vështirë të gjendet se kujt i ra nga xhepi ajo dozë, së paku diçka do mësohet: Duajeni dhe respektojeni ligjin. Shembullin na e dha nga eksperienca e tij, diplomati në Tiranë.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here