Sajmir Visha, avokati mbrojtës i njërit prej autorëve të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Durrës, Altin Ndoci ka deklaruar se ishte i shokuar në lidhje me ngjarjen.
Sipas avokatit, Ndoci kishte lidhje shoqërore, miqësore dhe familjare me viktimat madje kishte qenë edhe në varrimin e tyre, si dhe në të tretat.
Për Sajmir Vishën, Ndoci nuk është autor i kësaj vepre të rëndë penale për të cilën akuzohet.
Mmadje sipas tij, Ndoci pretendon se nuk ka pse te ndiqet nga policia.
“Në lidhje me mbrojtjen ai shprehet se nuk e ka kryer veprën penale, aq më tepër nuk u paraqit as në kohë nga ana e prokurorisë.
Ndihet i shokuar, pasi me të dy viktimat ka pasur lidhje shoqërore, miqësore dhe familjare.
Ka shkuar edhe në varrim, edhe për të tretat, dhe ndihet i shokuar pse ndiqet nga policia në lidhje me veprën penale.
Nuk është autor i veprës penale për të cilën akuzohet”, tha Visha.