More

    Fonde shtesë për Shqipërinë në luftën kundër pandemisë, ja lajmi që jep ambasada amerikane në Tiranë

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19.

    Lajmin e bën me dije ambasada amerikane në Tiranë.

    Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se këto fonde do të vazhdojnë ndihmën në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve e më shumë.

    Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale“, shkruan ambasada.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here