More

    Formula 1, 11 vende bosh në makinat e garave

    Uragani informues që nisi me Sainz te Ferrari, Ricciardo te McLaren dhe Vettel në pritje, do të ketë një pjesë të dytë. Ende janë të paktën njëmbëdhjetë vende bosh në makinat e Formula 1 për 2021, pa asnjë pilot, e tashmë në këtë kohë pa gara, negociatat po përshpejtohen. Te Mercedes, ende nuk kanë rinovuar me kampionin e botës, Hamilton. E kjo duket paksa e vështirë, përballë krizës ekonomike që vjen pas pandemisë. Por nuk është sekret që prodhuesi nga Shtuttgarti mund ta rimendojë të ardhmen e tij, te motorët. Piloti i dytë te Shigjeta e argjendtë, Valteri Botas, i cili që nga viti 2017, përballet me këtë gjendje, sërish është në përfundim të kontratës. Situata është e vështirë në shtëpinë gjermane, sepse nëse largohet  Botas, Vettel mund të bashkohet në minutën e fundit me ta. Por ekziston edhe pista Russell Por duhet menduar edhe bashkëjetesa e hamilton-Vettel në një skuadër, e kjo e bën me dhimbje koke Wolfin. Te Renault kanë nënshkruar me Ricciardon. E po mendojnë për një tjetër ish-kampion, Fernando Alonson. Ndërsa nuk përjashtohet edhe pista e Hulkenberg. Një pilot është i konfirmuar edhe te, Red Bull, Verstappen. Avantazh për një vend te kjo skuadër ka Albon. Të pavendosur janë te skuadrat më të vogla si Haas, Williams dhe Alfa Romeo Sauber. Ato fillimisht duhet të zgjidhin problemet financiare para se të fillojnë të nënshkruajnë me pilotët për vitin 2021. Skuadra më interesante është ajo e Aston Martin. Ajo do të hyjë në vitin 2021 si një ekip zyrtar me pak mbështetje nga Mercedes, e me dy pilotët, Pérez e Stroll.

    Lajmet e fundit

    Tv Apollon

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here