Categories: Lajme

Formula 1, miratohet paketa e re e ndryshimeve

Skuadrat e Formulës 1 kanë miratuar një paketë ndryshimesh radikale që synon sigurimin e të ardhmes së sportit pas krizës së shkaktuar nga epidemia globale e virusit korona. Pas javëve të tëra diskutimesh midis drejtuesve të Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës (FIA) dhe atyre të Formula 1 për ndryshimet e mundshme me qëllim shkurtimin e kostove dhe përmirësimin e spektaklit të garës, propozimet e mbiquajtura “Marrëveshja e re”, u hodhën për votim elektronik të premten. Ndonëse ende nuk është shpallur zyrtarisht, është konfirmuar se skuadrat i mbështetën këto ndryshime, që përfshijnë uljen e kufirit të lejuar të shpenzimeve për skuadrat e Formulës 1, nga 175 milionë $, në 145 million $ për vitin e ardhshëm, por edhe sistemi i zhvillimit të aerodinamikës dhe përdorimi i pjesëve nga burime të hapura. Pika më e nxehtë e debatit në javët e fundit ka qenë kufiri i lejuar i buxhetit, me “Ferrari”-n që ngurronte ta pranonte, pavarësisht një presioni të madh nga skuadrat e tjera. Skuadra si “MekLaren”-i kishin kërkuar të ulej në 100 milionë, por “Ferrari” e kishte bërë të qartë se nuk do të pranonte asgjë nën 145 milionë dollarë për 2021-shin, por shifra do të zbresë në 140 milionë në 2022-shin, dhe 135 milionë në vitet në vijim. Me skuadrat që i kanë miratuar tanimë ndryshimet, tanimë pritet miratimi edhe nga Këshilli Botëror i Motorsportit të FIA-s, që gjithashtu do të bëhet nëpërmjet votimit përmes Internetit.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

4 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

4 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

4 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

4 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

4 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

4 days ago