Categories: Lajme

Formula 1 në Austin në vështirësi

Hije të errëta dhe kërcënuese paraqiten në qiellin që mbulon Circuitin Amerikan në Austin, i cili do të presë Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Formula 1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë sot vendi më i goditur nga pandemia COVID-19. Çdo lajm për numrin në rritje të të infektuarve, ka vënë në alarm edhe përgjegjësit e ruajtjes së shëndetit në kryeqytetin e Texas. Për momentin gara është ende parashikuar për t’u zhvilluar në fundjavën e 25 tetorit, ottobre, por duket si një qetësi e përkohshme para stuhisë së mundshme. Austin po përballet në këto ditë, me fazën e tretë të planit të hapjes, pas bllokimit fillestar. Kjo fazë lejon grumbullimet deri në 10 veta, duke i konsideruar midis tyre me rrezik të ulët infektimi. Austin duhet të presë të arrijë në atë që është quajtur Faza 1. Për momentin cirkuiti amerikan mbetet i mbyllur. Ai ka pritur vetëm një veprimtari bamirësie në fillim të këtij muaji. Doktor Mark Escott, drejtor i autoriteve mjekësore në Austin Public Health, ka nënvizuar se nuk nuk do të jetë prioritet pritja e një numri të madh njerëzish. “Aktivitetet e mëdha janë të parat të cilat ne i kemi ndaluar dhe të fundit që mund të lejohen, sepse rreziku për të patur njerëz të infektuar midis tyre është shumë i madh. Jemi duke punuar për të parë se farë është më e arsyeshme për t’u bërë në muajt e ardhshëm, ma duke parë të ardhmen, nuk kemi asnjë të dhënë lidhur me periudhën në të cilën virusi do të jetë larguar. Rreziku për të organizuar veprimtari me më shumë se 2.500 persona mbetet shumë i lartë” – tha doktor Escott. Mbetet për t’u parë nëse numri i të infektuarve do të zbresë në mënyrë domethënëse gjatë javëve të ardhshme, mund të ketë ndryshime drastike të situatës. Duhet kujtuar se cirkuiti ndodhet në vështirësi, sepse ka paguar kuotën e duhur me kompaninë që do të shpërndante ujë dhe ushqime për spektatorët që do të ndiqnin garën. Për këtë arsye, gara me dyer të mbyllura nuk do të jetë e mundur, sepse shteti nuk do të jetë në gjendje ta financojë me paratë e veta.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

4 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

4 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

4 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

4 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

4 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

4 days ago