More

    FOTO/ Kapet gati 1 ton drogë në Bari e nisur nga Shqipëria, 2 në pranga

    Sërish drogë nga Shqipëria në Itali. Mbi 900 kg janë sekuestruar nga agjentët e DIA në Bari në bashkëpunim me Guardia di Finanza. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për 646 kg marijuanë dhe 250 kg di hashash.

    Në pranga u vunë 2 vëllezër italianë që u kapën në bordin e 2 motoskafëve me motorë nga 250 kuaj fuqi secili dhe që akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni ndodhi natën e së hënës dhe mëngjesin e së martës. Vlera e drogës në treg arrin në 10 milionë euro. Droga ishte ndarë në 54 pako që peshonin 2, 5 dhe 10 kg.

    “Mesa duket emergjenca për shkak të pandemisë nuk i shqetëson trafikantët e drogës në “vendin e shqiponjave” – shkruhet në mediat italiane. Ajo që bie në sy është se ndryshe nga herët e kaluara kur korrierët e drogës ishin shqiptarë, këtë herë bëhet fjalë për 2 italianë. ©LAPSI.al

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here