Edhe pse luan me Partizani, Erald Çinari, e mban vrapin në qytetin e lindjes, në Shkodër, aty ku gjendet edhe në këtë periudhë karantine, ku po zhvillon stërvitjen në mënyrë të pavarur. Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, shkodrani mendon se kjo ndërprerje ishte e dobishme për të kuqtë, por që duhet shfrytëzuar. 24-vjeçari i të kuqve shpreson në një transferim të mundshëm në njp kampionat jashtë Shqipërisë, por për momentin nuk dëshiron të flasë më tepër. Erald Çinari ka luajtur 25 ndeshje në kampionat me Partizanin këtë sezon, duke shënuar edhe 5 gola.