More

    Futboll: Kampionatet e moshave rinisin më 14 qershor

    - reklamë -

    Në kuadër të përpjekjeve për të rinisur sezonin edhe nivele të tjera, Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar të hënën një takim me drejtuesit e akademive dhe klubeve për kampionatet e moshave.
    Në këtë takim, të zhvilluar në kryeqytet, në mjediset e reja të organizmit që qeveris futbollin në vend, ku u diskutua mbi rifillimin e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë të Kampionateve Kombëtare të futbollit për Nën-15, Nën-17 dhe Nën-19-vjeçarëve.
    Ky takim u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, i cili prezantoi për drejtuesit e akademive dy projekt-kalendarët e hartuar nga Sektori i Garave dhe i informoi mbi përgjegjësitë e detyrat që kanë për zbatimin e protokollit mjekësor të hartuar nga FSHF.
    Sipas Shefit të Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, në projekt-kalendarin e parë ishte parashikuar zhvillimi normal i kampionatit me 11 javë dhe pastaj fazën e “play-off”-it.
    Ndërsa në projekt-kalendarin e dytë parashikohej zhvillimi i dy ndeshjeve të mbetura nga faza e dytë dhe pastaj kalimi në “play-off”.
    Pas diskutimeve klubet vendosën për projektin e dytë. Në takim mori pjesë dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv Abdyl Kuriu, i cili theksoi rëndësinë e rifillimit të futbollit të moshave, për të mos rrezikuar dëmtimin e karrierës së lojtarëve nga pauzat e gjata.
    Dy nivelet e Kampionateve Kombëtare të Futbollit për Nën-15, Nën-17 dhe Nën-19-vjeçarët janë planifikuar të rinisin në 14 qershor 2020.

    - reklamë -

    Lajmet e fundit

    - reklamë -

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here