Më shum

    Futboll, Olas: Ka ende shpresë për ta shpëtuar sezonin

    Vendimi i Gjermanisë për të rifilluar Bundesligën jep shpresë se edhe sezoni i Francës ende mund të shpëtohet, edhe pse është vendosur që të mos vazhdohet. Kështu deklaruar të enjten presidenti i Lionit, Zhan-Mishel Olas, duke folur për të përditshmen e njohur sportive franceze, “L’Ekip”. Javën e kaluar, Liga e Futbollit të Francës (LFP) e ka mbyllur edicionin teksa kanë mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur, duke e shpallur Paris SG-në “kampione” dhe duke e lënë Lionin jashtë vendeve të Kupave të Evropës për sezonin e ardhshëm. Vendimi për ta përfunduar sezonin ka ardhur pas masave kufizuese të qeverisë franceze, që janë zgjatur deri më 1 shtator. Ndërkohë kreu i klubit të Lionit ka deklaruar gjatë kësaj javë se klubi i tij do të ngrejë një padi civile mbi vendimin për ndërprerjen e kampionatit. Të mërkurën, Bundesliga gjermane ka njoftuar se do të rifillohet më 15 maj, pasi ka marrë lejen e qeverisë, duke u bërë kampionati i parë i madh në Evropë që do të rifillojë pas pezullimit për shkak të virusit korona. “Unë po shoh se stërvitjet janë lejuar në gati 10 vende evropiane”, – ka thënë Olasi për “L’Ekip”, duke vijuar: “Duke marrë masa të njëjta, ndoshta edhe ne do të ishim në gjendje të përfundonim sezonin. Ne jemi në rrugën e gabuar, por nuk është tepër vonë që të provojmë dhe të mendojmë për diçka koherente. Përderisa ka jetë, ka edhe shpresë. Për gjithë ata njerëz që na thonë të ndalojmë, pasi gjitha kampionatet e tjerë do të ndalojnë, vendimi i Gjermanisë është një hap i rëndësishëm.” Pasi përfundoi në vendin e 7-të në Ligë 1, Lioni duhet të fitojë Kupën e Ligës së Francës apo Ligën e Kampionëve në mënyrë që të luajë në Evropë sezonin e ardhshëm. Por edhe finalja e Kupës së Ligës, midis Lionit dhe Paris SG-së është shtyrë për një afat të pacaktuar.

    Latest news

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here