Gjeste të turpshme me vajzën në publik, përjashtohet punonjësi i Policisë së Shtetit (VIDEO)

Policia e Shtetit ka njoftuar së fundmi se punonjësi i Partrullës së Përgjithshme, me iniciale M. K është përjashtuar nga radhët e policisë, pas publikimit të videos, ku ky i fundit u shfaq me uniformë, brenda një makine policie teksa ledhatonte dhe fërkonte një vajzë.


Njoftimi i policisë:

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie që ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, duke cenuar imazhin e Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për të filluar menjëherë hetimin disiplinor.

Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, identifikuan punonjësin e Policisë, i cili është shtetasi M. K, punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Për këtë punonjës u bë pezullimi nga detyra dhe u mor masa e përjashtimit nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *