More

    Gjirokastra – E vërteta e emrit të saj – Etimologji

    Fillimet e këtij qyteti të lashtë historik mendohet nga historianët e shumtë të jetë pas rënies se 498 Adrianopolit. Versione të shumta ka mbi prejardhjen e emrit të qytetit Gjirokastër, madje shumë njerëz ende besojnë tek një legjendë popullore e cila thotë se gjatë rrethimit të qytetit nga turqit, Princesha Argjiro, motra e Zotit të qytetit u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj.

    Që këtu rrodhi edhe emri “Kalaja e Argjirosë” dhe mori emrin qyteti.

    Por ky version bije poshtë padiskutim, sepse emri i qytetit Gjirokastër (dhe jo Argjirokastër – version latino-grek) përmendet që në kohën e Bizantit, pra para pushtimit osman.

    Një tjetër version jepet mbi emrin e këtij qyteti, i cili qëndron shumë pranë të vërtetës, version ky i lidhur me emrin e një fisi vendas autoktonë që jetonin pranë qytetit të Gjirokastrës të quajtur: ‘ERGJER’ – emër fisi ky i përmendur që prej shek. III pes. edhe në ‘Lidhjen Epirote’, –
    Kështu Kështjella e ngritur majë asaj kodre u quajt nga romako/bizantinët ‘Argjiro-Castro’. Kjo ështe forma më origjinale e emrit të këtij qyteti të lashtë shqiptar i cili ende ruan në folklorin e tij

    popullor vargjet: Kuvëlesh e Gegëri Ç`u mblodhe në ERGJERI Abdyl bej Frashëri Ç`u përpoq i varfëri ç`kriu tri barrë flori Shtatë herë në Frengji Ç`u përpoqe bej për ne Me mendje, me hazine.

    Pra ky qytet, është themeluar nga fisi i lashtë ilir i Ergjerve, shënuar ky fakt edhe në veprën e autorit, gjeografit Stefan Bizantin.

    Eshtë pikërisht ky, burimi i vetëm dhe i besueshëm orgjina fillestare e emërtimit të këtij qyteti të lashtë Gjirokastër – me vendndodhje në jug të Shqipërisë, në anën e pjerrët të luginës së lumit Drino rrethuar nga male të mbuluara nga dëbora, çatitë karakteristike prej plloçash guri, ballkone prej druri dhe mure guri të bardha.

    E dominuar nga krahët e kulluara të kalasë së saj të ‘gjerë’, – pikërisht në kodrën pranë malit më të njëjtin emër: ‘Mali Egjer’. Kjo është e vërteta, ky është edhe burimi real i emërtimit të fisit ilir dhe i kështjellës së tyre aty ‘ERGER’.

    Gjetjet më të hershme në kalanë e Gjirokastrës {(apo kështjellë quajtur prej romakëve (Castro)} i përkasin periudhës së hekurit që korrespondon me shekujt XI – V para Erës së Re – kjo sipas arkeologut Damian Komata që ka sjellë në atë kohë rezultatet e kërkimeve, objektet që lidhen me këtë hapësirë kohore, janë fragmente qeramike, vegja, apo pjesë të 500 tjera që i përkasin enëve të thjeshta të përdorura nga banorët e atjeshëm.

    Sigurisht mes tyre ka edhe zbulime të tjera arkelogjike që i përkasin periudhës mesjetare, e që në fakt tregojnë për vazhdimësinë e jetesës në këtë kala. duke ju përshtatur periudhës së principatave feudale, e duke marrë kështu trajtën e një ‘Qyteti Kështjellë’.

    Ndaj jo rastësisht deri në fund të shekullit të 19-të, ky qytet i Gjirokastrës ishte kryeqyteti i sanxhakut të Ergirit në vilajetin Ionia, madje ajo u bë një qendër e rezistencës ndaj sundimit turk

    Pra së fundi, rezulton se kjo ‘kala/kështjellë’ e mori emrin e saj prej ‘Malit Egjer’, dhe fisit të lashtë ilir:
    ERGER + CASTRO = ERGERO/KASTRO; Argjirokastro.
    Aleksander Hasanas
    Ref.

    Gjurmë të antikitetit ilir dhe të mesjetës në kalanë e Gjirokastrës / Vestiges de l’Antiquité illyrienne et du Moyen Age dans la forteresse de Gjirokastra

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu