More

    Google zbulon shifrat e frikshme të sulmeve kibernetike gjatë izolimit të Covid-19

    Mashtruesit dërgojnë 18 milionë e-mail-e me maluerë rreth Covid-19 çdo ditë në Gmail sipas Google.

    Gjiganti i teknologjisë tha se pandemia ka nxitur një shpërthim të sulmeve me phishing ku kriminelët tentojnë të mashtrojnë përdoruesit duke i bërë të ekspozojnë të dhëna personale.

    Kompania tha se bllokon çdo ditë 100 milionë e-mail-e phishing dhe vetëm javën e kaluar 1/5 e tyre ishin mashtrime me koronavirusin.

    Google thotë se virusi mund të bëhet mashtrimi më i përdorur me phishing ndonjëherë. Gmail përdoret nga 1.5 miliardë përdorues.

    Individëve ju dërgohen e-mail-e sikur vinë nga autoritet si Organizata Botërore e Shëndetësisë për të bërë ata që të shkarkojnë maluerë ose të dhurojnë para. Kriminelët kibernetik kanë tentuar të përdoren edhe pakot e ndihmës nga qeveritë e vendeve duke imituar institucionet publike.

    Google pretendon se ka bllokuar 99.9% të e-mail-eve të tilla. Barracuda Networks tha se ka parë një rritje me 667% të e-mail-eve phishing gjatë pandemisë.

    Në një rast të ngjashëm një aplikacion në Android i cili pretendonte të gjurmonte virusin infektonte telefonët e viktimave me ransomware. /PCWorld Albanian

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here