Categories: Aktualitet

Guvernatori i BSH: Shtyrje e re 3-mujore për kreditë, e vlefshme deri më 31 gusht

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, ka vendosur një shtyrje të re për pagesën e kredive.

Kështu, afati për shlyrjen e kredive do të shtyhet deri më 31 gusht, si për individët edhe për bizneset që kanë kredi në një Bankë të Nivelit të Dytë.

“Bëmë analizë të sistemit financar dhe morëm një vendim që të shtyjmë me tre muaj pagesën e kësteve të kredive. Që të bëhej kjo duhej një marrëveshje me kryeministrein. Afati i kredive shtyhet deri më 31 gusht. Ky vendim vjen në kuadrin e koordinimit institucional për të lehtësurar, tejkaluar krizën e krijuar nga pandemia. Shtyrja bëhet si për klientët biznese ashtu edhe për individët. Por klientët duhet të paraqiten tek Banka e Nivelit të Dytë dhe do të duhet të provojnë që kanë vështirësi për ta shlyer kredinë”,- deklaroi Sejko.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

4 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

4 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

4 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

4 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

4 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

4 days ago