More

    Haradinaj: Albin Kurti na radhiti me Moskën dhe Teheranin

    Ramush Haradinaj deklaroi sot se Albin Kurti kishte një qeveri me qëndrim anti-amerikan pasi asnjë kryeministër tjetër nuk kishte kritikuar më parë publikisht SHBA-në.

    Haradinaj thotë se nëse Kosova kritikon Amerikën atëhere ka rënë në taborin e Rusisë dhe me deklarimet e tik Kurti e futi Kosovën në nivelin e Moskës, Teheranit apo dhe Hugo Chavezit.

    Për Haradinajn SHBA është e vetmja qartësi pasi edhe BE që është shumë afër ka 5 vende që nuk e njohin ende Kosovën.

    “Mendoj që deklarimi i të dërguarit të Presidentit Trump, Richard Grenell. Deklarimi i tij që nuk ka parë dhe s’ka dijeni për shkëmbim të territoreve dhe do të respektohet. Kjo është një ndihmesë e madhe. Kurti i ka bërë disa kalkulime gabim në qasjen ndaj dialogut. Ai krijoi një distancë të panevojshme me administratën e SHBA.

    Por Kurti shihet kështu edhe se ka lidhje me të majtën europiane që është dhe anti- amerikane.
    Edhe në një konferencë online që bëri si epiqendër kishte kritikën ndaj administartës amerikane dhe këtë e bëjnë qeverinë Kurti anti- amerikane. Asnjë kryeministër nuk e ka bërë këtë, një sulm ndaj administratës amerikane. Por Kurti vetë është rritur nga qaraqe të tilla që kanë zili apo inat me ndikimin e SHBA në Ballkan.

    Nëse ka një qartë për Kosovën në gjithë botën është SHBA, pasi dhe në BE kemi 5 vende që nuk e njohin ende Kosovën. Kosova nuk guxon të bjerë në nivelin e kritikuesit të vlerave të SHBA pasi kemi rënë në taborin rus pastaj. Vendet që ja lejojnë vetes të kritikojë SHBA-së atëhere dhe Kurti e futi Kosovën në këto vende. Askush në mediat amerikane, në institucione amerikane mos na keqkuptojnë. Sepse kur dëgjojnë këto lajme atëhere e radhiti Kosovën me Hugo Chavezin, Moskën apo Teheranin zyrtar.”- tha Haradinaj.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here