Shënohet një pikë kthese në lidhje me përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka rast të ri.
Lajmin e konfirmoi Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.
Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Kurbin dhe në Fushë Krujë, me rastet pozitive në dy prej fasonerive, që prej ditësh janë kthyer në vatra të mëdha infeksioni.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 40 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 27 raste