More

    Hetimet/ Pazaret dhe konfliktet e vëllezërve të vrarë në Durrës dhe lidhja me një tjetër vrasje

    Prishja e pazareve të jashtëligjshme është një nga pistat kryesore ku është përqendruar hetimi i policisë dhe prokurorisë së Durrësit për të zbardhur ekzekutimin e dy vëllezërve, Viktor dhe Besmir Haxhia një ditë më parë.

    Në vitin 2018, Besmir Haxhiaj është deportuar nga Franca ku ka qenë i dyshuar për përfshirje në trafik narkotrafikësh. Lapsi.al mëson se një tjetër pistë janë konfliktet për shkak të biznesit. Vëllezërit kishin një sërë aktivitetesh tregtare në Durrës.

    Në pronësi të tyre ishte një servis automjetesh te tregu i makinave në Shenavlash, shërbim karotrec, tregtonin dhe jepnin me qira automjete, gjithashtu import-eksport të tyre, por edhe shërbim të transferimit të parave, exchange, siguracione, agjenci udhëtimi, etj. Pas disa ditësh të mbyllur për shkak të karantinës të hënën ata kishin hapur edhe biznesin Exhcange për herë të parë.

    Si ndodhi ngjarja

    Burime nga grupi hetimor i thanë lapsi.al se nga analiza e kamerave të sigurisë është pikasur një automjet Toyota ngjyrë gri, që dyshohet se u përkiste autorëve. Deri tani nuk ka një video të qartë të momentit të atentatit, por nga analizimi i provave shihet se makina e autorëve dhe ajo e viktimave kanë qëndruar për pak çaste dhe më pas kanë nisur të shtënat.

    Është hapur zjarr nga 2 armë të ndryshme dhe besohet që autorët kanë qenë 3 persona. Në, vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 56 gëzhoja kallashnikovi. Makina e autorëve është larguar më pas në drejtim të Fushë- Krujës dhe ndryshe herët e tjera nuk është gjendur e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes.

    Deri më tani ka pasur mbi 30 të shoqëruar, kryesisht dëshmitarë në vendin e ngjarjes, familjarë, tregtarë, rojet e parkingjeve të një subjekti aty pranë. Në duart e grupit hetimor janë edhe 2 celularët e viktimave të cilët po analizohen për sa u përket thirrjeve që ata kanë marrë apo kanë bërë në ditët e fundit.

    Lidhje me një tjetër vrasje?

    Një tjetër dosje që po verifikohet në këto momente është edhe vrasja e dy të rinjve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, ngjarje e ndodhur më 2 mars të këtij viti shumë pranë vendit ku ndodhi krimi i së hënës. Burimet thanë se dy vëllezërit Haxhia kanë pasur njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat e para.

    Atentati me dy të vrarë në Durrës, motra e Anxhelo Avdiut: Nuk ...
    Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia

    Shkoza dhe Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm mafioz. Hetuesit po verifikojnë nëse ka lidhje midis dy atentateve. Edhe vrasja e dyfishtë e 2 marsit është ende pa autor. ©LAPSI.al

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here