Më shum

    International Women’s Day mesazhe inkurajuese dhe histori frymëzuese për gratë dhe vajzat në teknologji

    Më 7 Mars në ambientet e TechSpace, WomenTechmakers Albania në bashkëpunim me ICTSmedia organizuan Women’s Day (IWD’20). Ky aktivitet solli së bashku mëse 110 gra e vajza me pasion për shkencën dhe teknologjinë.

    IWD’20 u mbështet nga Google, Banka Credins, UK-Albania Tech Hub, 3isolutions, Lufthansa Industry Solutions, Business Magazine, Universiteti Epoka, Universiteti Metropolitan, New Impact Association dhe PCWorld Albanian.

    Aktiviteti nisi me një workshop Deep Learning drejtuar nga Andrew Yates i cili shërben si hulumtues pranë Institutit Max Planck i Informatikës. Andrew drejtoi një workshop interaktiv në platformën machine learning të Google quajtur Tensorflow.

    Pas workshopit, Erisa Terolli, një studiuese se Google Anita borg dhe ambasadore e WomenTechmaker ju uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve duke vënë theksin tek rëndësia e të festuarit të arritjeve dhe kontributit të grave dhe vajzave në STEM.

    Fjala e saj hapëse u pasua nga dy prezantime nga përfaqësues të ekipit organizator Erisa Hazisllari dhe Meri Roboci. Erisa prezantoi WomenTechmakers Albania, një komunitet i formuar së fundi i cili ka për qëllim të ndihmojë gratë dhe vajzat në STEM për të gjetur komunitet, inspirim dhe mbështetje. Meri prezantoi ICT Awards, konkursin më të madh të inovacionit dhe mendjeve të ndritura në hapësirën shqipfolëse.

    Geogina Wilcox e cila shërben si inxhiniere për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sajteve pranë Google, mbajti leksionin e parë të këtij aktiviteti. Ajo është pjesë e një ekipi i cili është përgjegjës për sigurimin se trafiku i internetit mbërrin në serverët e Google dhe anasjelltas. Georgina foli për mënyrën sesi Google ka ndërtuar një kulturës “blameless postmortems” dhe prezantoi një studim për një ditë kur çdo gjë shkoi shumë keq.

    Në këtë aktivitet nderuan me pjesëmarrjen Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi. Në fjalën e tij të rastit ai tha se Shqipëria do të bëhet më mirë kur të kemi më shumë gra dhe vajza që punojnë dhe udhëheqin. Ai u shprehu mirënjohjen e tij për ftesën në një aktivitet të tillë ku grumbullohen vajza dhe gra të suksesshme në teknologji të cilat shërbejnë si modele për të gjithë.

    Valbona Dhjaku e cila punon si menaxhere IT në një prej bankave më të mëdha në Shqipëri siç është Banka Credins, inspiroi të gjithë pjesëmarrësit me historinë e saj të suksesit, një model i vërtetë Shqiptar suksesi. Mesazhi i saj ishte i qartë se vetëm një kombinim i pasionit, punës së palodhshme dhe këmbënguljes janë receta e një karriera të suksesshme.

    Julia Hoxha, CEO e startupit IA shumë të suksesshëm Zana, përshëndeti pjesëmarrësit përmes një video mesazhi duke vënë theksin tek rëndësia e të sfiduarit të sterotipeve, luftimit të paragjykimeve, perceptimeve të gabuara, përmirësimit të gjendjes dhe festimit të arritjeve të grave dhe vajzave për një botë më të mirë dhe të barabartë.

    Dy mesazhe të tjera po aq të forta erdhën nga dy sponsorët. Alma Torba nga 3isolutions përmes një eksperience personale tregoi sesa e rëndësishme është kapërcimi i murit të amësisë dhe ndihmesa e nënave në teknologji. Anisa Berisha prezantoi programimin UK-Albania Tech Hub i cili mbështet bashkëpunimet mes Shqipërisë dhe Britanisë në fushën e teknologjisë.

    Drejt fundit të aktivitetit u mbajt një panel diskutime me 5 gra dhe vajza të suksesshme që kanë shkëlqyer në karrierën e tyre: Lindo Shomo (CEO e EasyPay), Anila Hoxha Tollkuci (COO e Bankës Raiffeisen), Edlira Martiri (Profesore pranë Universitetit të Tiranës), Diana Xhumari (CEO e Tegeria) dhe Dorina Bebja (Drejtuese e stafit të zgjidhjeve të udhëtimeve pranë Lufhansa Industry Solutions). Panelistët ndanë historitë e tyre inspiruese, rrugën drejt suksesit, sfidat dhe vështirësitë që kaluan duke dhënë këshilla për gjeneratat e reja të grave dhe vajzave në teknologji.

    Së fundi aktiviteti u mbyll me një rrjetëzim ku pjesëmarrëset patën mundësi të shkëmbenin biseda me njëra-tjetrën për pasionet të përbashkëta. /PCWorld Albanian

    Latest news

    Për nder të 28 Nëntorit, shqiptarët në Nju Jork brenda natës mbushin lagjet me flamurin kombëtar

    Shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe një herë e kanë dëshmuar se janë më të bashkuar se...

    “Qyteti Muze i Beratit”, vendi i ruajtjes së traditës dhe lashtësisë shqiptare

    Nga ADEM LUSHAJ – Deçan – Kosovë Ruajtja e vlerave antike si, shtëpitë, kalldrëmet, rrugicat, pastaj Kalaja, Muzetë e shumta, Lumi “Osum”, ullishtat, “përsheshi me...

    3 Trajtime në shtëpi për të rinuar lëkurën e duarve!

    Duart tona kanë një lëkurë shumë të hollë dhe të ndjeshme. Pikërisht për këtë kërkojnë kujdes të veçantë. Disa faktorë mund ta rrënojnë lëkurën.Për...

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    Related news

    Për nder të 28 Nëntorit, shqiptarët në Nju Jork brenda natës mbushin lagjet me flamurin kombëtar

    Shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe një herë e kanë dëshmuar se janë më të bashkuar se...

    “Qyteti Muze i Beratit”, vendi i ruajtjes së traditës dhe lashtësisë shqiptare

    Nga ADEM LUSHAJ – Deçan – Kosovë Ruajtja e vlerave antike si, shtëpitë, kalldrëmet, rrugicat, pastaj Kalaja, Muzetë e shumta, Lumi “Osum”, ullishtat, “përsheshi me...

    3 Trajtime në shtëpi për të rinuar lëkurën e duarve!

    Duart tona kanë një lëkurë shumë të hollë dhe të ndjeshme. Pikërisht për këtë kërkojnë kujdes të veçantë. Disa faktorë mund ta rrënojnë lëkurën.Për...

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here