More

    iPhone SE funksionon edhe me pjesë e iPhone 8

    Kur debutoi, iPhone SE ishte një klishe për ne, një rimëshirim i iPhone 8 deri në detaje në pamjen e jashtme, por a mund të thuhet e njëjta gjë edhe për atë çfarë fshihet në brendësi?

    Ekspertët e iFixit, të cilët njihet për çmontimet e telefonëve të fundit që dalin në treg duke elaboruar detajet harduerike, provuan të ndërronin disa pjesë të iPhone SE me ato të iPhone 8.

    Kamerat, ekrani, porta SIM, motori Taptic të iPhone 8 funksionojnë të gjithë me iPhone SE. Por janë disa elementë hardueri të cilët duhet të përjashtohen si përshembull procesori.

    Njëlloj si në të kaluarën ju nuk mund të zëvendësoni butonin Touch ID nga një iPhone tjetër. Vetëm dyqanet e autorizuara të Apple mund ta bëjnë atë gjë. Gjithashtu duhet të harroni zëvendësimin e baterisë. Edhe pse kanë një dizajn të ngjashëm me iPhone 8, bateria e iPhone SE ka një konektor të ri.

    Edhe me këto limite, iFixit e sheh gjeneratën e dytë të iPhone SE si një përmirësim. Në mos asgjë, është më i shpejtë. /PCWorld Albanian

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here