More

    ISHP: Nën 5% pozitiviteti i COVID-19 në vend. Si do vazhdojnë testimet

    Doktoreshë Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik teksa dha shifrat e fundit të koronavirusit në vend tha se situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin e thelluar epidemiologjik.


    Ajo theksoi se gjatë këtij muaji është trefishuar numri i testimeve dhe aktualisht kemi një indikator pozitiviteti nën 5 %, një indikacion shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit.


    Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë kryer mbi 10 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 850 qytetarë. 620 qytetarë tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 199 persona aktivë me COVID19.

    Ndërkohë sa i përket procesit të testiemve serologjike, Tomini tha se në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon proçesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID19.

    “Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë. Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen”, deklaroi Tomini.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here