Categories: Aktualitet

Ishte në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, kush është vlonjati me dy emra

Policia e Vlorës ka arrestuar dje Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjec, në kërkim nga policia italiane, për një sërë veprash penale. Forcat policore shqiptare njoftuan dje se në pranga ka rënë shtetasi Ergust Dumitru, shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Aquila në vitin 2018 e ka dënuar me 9 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja me dhunë”.


Hetimet e karabinierisë italiane


Në vitin 2018, policia në Peskara në një operacion të titulluar “Carpe Diem”, drejtuar nga prokurori në Aquila, arrestuan 27 persona, mes të cilëve edhe Bubeqin. Ai u prangos si anëtar i një bande kriminale, brenda së cilës bënin pjesë së paku 60 njerëz, më së shumti shqiptarë dhe romë.

Mediat e vendit fqinj shkruanin në atë kohë se të arrestuarit kishin pakt me njëri-tjetrin për të mos shpërndarë informacione për veprimtarinë me të cilën merreshin. Ata e kishin qendrën e tyre të veprimtarisë në Abruzzo, ndërsa e shpërndanin lëndën narkotike thuajse në të gjithë tregun italian. Gjykata ka dhënë “arrest me burg” për Bubeqin, por ai ishte arratisur nga drejtësia italiane.

Arratisja dhe vendet në të cilat ka lëvizur vlonjati

Karabinierët lokalë, menjëherë pasi gjykata ka dhënë vendimin “arrest me burg”, kanë nisur hetimet për Ergust Dimitru (Bubeqi). Ai mendohet se ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Përmes përdorimit të dokumenteve false ai u transferua në Belgjikë dhe më pas u kthye në Shqipëri, ku ndryshoi në mënyrë të ligjshme mbiemrin, duke marrë atë të gruas së tij rumune, që jeton në një zonë në Itali, të quajtur San Salvo. Zyra e Prokurorisë në Aquila ndërtoi skemën e arratisjes së Bubeqit, deri në kapjen e tij në vendlindje, në Vlorë, nga policia shqiptare.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

5 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

5 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

5 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

5 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

5 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

5 days ago