More

    Ishte nisur nga Saranda për Tiranë, aksidentohet autoambulanca. Vdes pacienti, plagoset shoferi (EMRAT)

    - reklamë -

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Lushnje-Fier. Sipas informacioneve mësohet se një ambulancë e cila ishte nisur nga Saranda drejt Tiranës, por është përplasur me një automjet tjetër dhe është përmbysur në rrugë. Burimet bëjnë me dije se viktimë ka mbetur pacienti i cili po transportohej drejt Tiranës. Mësohet se në autoambulancë ndodheshin edhe 3 persona të tjerë, familjarë të pacientit, të cilët kanë pësuar dëmtime.


    Viktimë e aksidentit ka mbetur, Medi Marku, i cili po transportohej me ambulancë dhe i plagosur ka mbetur dhe shoferi, Niko Hila.


    Policia pas njoftimin ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

    “Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje“, shkruan Policia.

    - reklamë -

    Lajmet e fundit

    - reklamë -

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here