Categories: Aktualitet

Italia drejt mposhtjes së pandemisë, vetëm 50 viktima në 24 orët e fundit

Italia po kthehet në normalitet. Pas javësh të tëra me qindra viktima çdo ditë, shteti fqinj numëron vetëm 50 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Sipas asaj që raporton Mbrojtja Civile Italiane, sa i përket infektimeve të reja, gjatë 24 orëve janë regjistruar 531 raste. Ajo që bie në sy është se në Lombardi, një nga zonat më të goditura nuk ka pasur asnjë viktimë në këto 24 orë. 


Me shifrat e sotme, numri total i të infektuarve arrin në 229 585 persona, ndërsa ai i viktimave në 32 785. Italia ka qenë mes shteteve më të goditura nga Koronavirusi, por shifrat e ditëve të fundit japin shpresë se virusi është në largim e sipër. Sot, në disa prej qyteteve italiane kanë nisur edhe plazhin.


SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Autoktonia ilire në Kretë si dhe monedha e saj shkruar Elyrion

Shkruan: Aleksander HASANAS Elyros ishte një nga qendrat më të rëndësishme urbane të Kretës jugperëndimore,…

5 hours ago

Karnavalet e Korçës – performanca e kolonjarëve, qershia mbi tortë

Në karnavalet e Korçës, Kolonja mori pjesë për herë të parë Karnavalet e Korçës -…

5 hours ago

Studim mbi fjalën e lashtë nga PAlb: “Flaka” Etimologji

Zogu simbol i kryezotit “Zeus”, “Shkaba” – Shqiponja qiellore, ruan brenda emërtimit të saj një…

5 days ago

“Toka” sipas mitologjisë së hershme në gjuhën e pellazgut të parë

Shkruan: Aleksander HASANAS Toka- është planeti i tretë i sistemit diellor, mendohet të jetë rreth…

5 days ago

Çfare fshihet pas emrit Merkuri – Etimologji

Mërkurri është planeti më i vogël dhe më i afërt i Diellit nga tetë planetet…

5 days ago

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

2 months ago