More

    Italia e klasifikon Irma Kurtin si një nga poetet më të mira bashkëkohore

    Poetja shqiptare Irma Kurti është klasifikuar si një nga poetet më të mira bashkëkohore sipas Enciklopedisë Italiane, WikiPoesia, transmeton KultPlus.

    Ky klasifikim mbështetet në vlerësimet me çmime të para të veprave poetike në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare që gëzojnë patronazhin e Enciklopedisë poetike.

    Në vitin 2020, Kurti u nderua me titullin “Akademike dhe Presidente Nderi” e kësaj Enciklopedie poetike, ndër më të konsultuarat në Itali, e cila përfaqëson rrjetin më të madh ndërlidhës dhe të vetmen enciklopedi poetike semantike në botë.

    Irma Kurti ka botuar katërmbëdhjetë libra në gjuhën italiane, nëntë prej të cilave me poezi. Veprat e saj janë përkthyer në gjuhën angleze, franceze, rumune, serbe etj. Njihet gjithashtu edhe si autore e teksteve të këngëve; ka në arkivin e saj 150 tekste të këngëve të kompozuara dhe interpretuara në festivale të ndryshme në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here