More

    Jack Miller do të jetë piloti i ri i Ducatit

    - reklamë -

    Jack Miller do të jetë piloti i ri i Ducatit. Lajmi u zyrtarizua të mërkurën. Duke filluar nga 2021 australiani do të jetë piloti zyrtar i skuadrës së Borgo Panigales, në kampionatin e MotoGp. Kontrata e tij ka një mundësi për t’u shtyrë deri në 2022. Miller, që ka hyrë në MotoGp në 2015 kur ishte vetëm 20 vjeç, është bërë pjesë e familjes Ducati në 2018 me Pramac Racing Team, skuadra mbështetëse e prodhuesit bolonjeze. Me skuadrën toskane, Jack ka arritur 5 pode, të cilat i mundësuan ta mbyllë sezonin në vendin e 8-të në klasifikimin e përgjithshëm. Edhe pse vetëm 25 vjeç, Miller, ka një eksperiencë të kënaqshme në klasin mbretëror, duke kaluar direkt nga Moto3 në 2015, me Hondën që i besoi shumë atij. Megjithatë ende nuk dihet nëse në 2021, Miller do të jetë shoku i skuadrës me Andrea Dovizioson. Ducati dhe piloti italian, janë duke diskutuar detajet ekonomike të kontratës, e cila përfundon këtë vit. Gjithsesi duhet pritur si do përfundojë ky botëror, për të parë ndryshimet që do ndodhin jo vetëm te Ducati por edhe te skuadrat e tjera të Moto Gp.

    - reklamë -

    Lajmet e fundit

    - reklamë -

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here