Më shum

    Kajmaku fiton sërish tendera, Veliaj i jep 4 mln lekë edhe pse është në kërkim

    Ndonëse ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, është prej kohësh kërkim biznesi i familjes vazhdon të fitojë tendera nga fondet publike. Më i fundit është ai i publikuar në buletinin e Prokurimeve Publike të datës 6 prill.

    Kompania Kajmaku ka marrë pjesë në tenderin e hapur në mars me një fond limit prej 6.2 milionë lekësh. Ndërsa është shpallur fitues me ofertën prej 4 milionë lekësh të ofruar për të tre lotet.

    Gara për blerjen e plehrave kimike, furnitura veterinare, farera, fidanë e të tjera produkte agrokulturor në fakt është hapur nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, institucion i Bashkisë së kryeqytetit.

    Agim Kajmaku është në kërkim prej nëntorit të vitit të shkuar, pasi rezultoi se nuk kishte deklaruar dënimin në greqi për përdorim të kartëmonedhave të falsifikuara.

    Pas hetimeve të Prokurorisë atij iu hoq dhe mandati i Kryebashkiakut i fituar në 30 qershor si kandidat i PS.

    Rezulton se në 30 janar kompania ka ndryshuar emrin në “A.M.E 2020” ndërsa bashkëshortja e tij Merita Kajmaku nuk është më administratore, por vazhdon të jetë ortake në sipërmarrje.

    Ndryshimet janë bërë vetëm 10 ditë pasi në media u denoncua rasti kur Ministria e Brendshme e shpalli fitues në një tender prej 5 milionë lekësh të reja.

    Gjithësesi në konkurrimin e fundit, në tenderin e bashkisë së Tiranës, morën tre kompani për secilin nga lotet. /Ora news

    Latest news

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here