More

    Kali i Aleksandrit të Madh – emri i tij.

    Kali i Aleksandrit të Madh – emri i tij.

    Kali i Aleksandrit të Madh është konsideruar si kali më i famshëm në histori që prej antikitetit. Takimi i parë Alexanderit me këtë kalë ishte unik, ajo tregoi karakterin e vërtetë të një prej gjeneralëve më të mëdhenj në të gjithë historinë. Kali i quajtur Bucefal  ishte një krijesë masive me një kokë të madhe, krejt i zi, sterrë, me një yll të madh të bardhë në ballin e tij.

    Mendojmë se deri këtu është e vetmja etimologji e emrit të tij e cila konsiderohet nga më të vërtetat mbështetur tek gjuha greke, i hedhim një sy etimologjisë së saj:

    “Mbi/kalë ose *Bucephalas (/bjuːsɛfələs/; rrjedh nga Ancient Grek: Βουκέφαλος ose Βουκεφάλας, nga “Bous βούς = Kau” dhe kephalē “κεφαλή = koka” që do të thotë “kokë – kau” (C 355 BC – qershor 326 pes) ishte kali i Aleksandrit të Madh, dhe një nga kuajt më të famshëm aktuale të antikitetit”

    E ndërkohë duke parë se fjala *Bu ka kuptimin: Bull, Buall por jo *Ka; Kau, sepse emërtimi ‘Ka’ buron prej së lashtës rrënjë *ox dhe jo prej rrënjës *bu. shtrojmë pyetjen; po vetë emërtimi “Qefal = Kokë” prej nga buron, cila është rrënja fjalë bazë e emërtimit “kokë”?

    Tek fondi gjuhësor i rrënjëve IE gjejmë dy variante:

    kreu < Indo-Europiane (root)ǵeb-l = kokë dhe rrënja IE *k’erh2s-ë => krei, krye, – {prej gegënishtes, krye = kokë].

    Pra, shohim se fjala e ashtuquajtur greke “Cefal-os” (kefál) burron prej fondit të përbashkët gjuhësor rrënjës IE “ǵeb-l-” pra kjo do të thotë se nuk është fjalë greke, por një fjalë që i përket gjuhës me të hershme krijuar.

    E sërish duke iu referuar rrënjës tjetër IE gjithashtu *k’erh2s- e cila ka kuptimin; krei; krye; në krye (lider) në “ballë” i pari, etj., sinonime të këtij tipi, i takon gjuhës shqipe; k’r.h2s-n *-yeh2 në krasnjaë; në krye =(kokë). E ndërsa në degët ‘Indo-iraniane’ gjejmë në Avestan ‘sāra- ~ sarah-‘ ‘koka’  dhe më tej në gjuhën  Sanskrite, “siras = fund, në krye, kokë.”

    Pas kësaj shohim edhe një shpjegim tjetër mbi etimologjinë e fjalës *κεφάλι; kefáli; ‘qefali’, prej studiuesit Robert Beks, i cili e cilëson se ky emërtim nuk qëndron si fjalë greke, duke shpjeguar se prezenca aty e sufiksit ‘ά’ e rrëzon automatikisht si të tillë, pra ky emërtim vjen si simbol i atij që ndodhet në krye (chief); kokë κε(βά-λι); në Ballë në krye të çdo trupi, materie, gjallese, hapësire e kudo, ashtu si Ati ynë *Ba në qendër të këtij ‘Universi – U’nibërës, (unik).

    Ndërkohë tek gjuha e lashtë maqedonase, gjuha e vetë Aleksandrit të madh, aty gjejmë për fjalën kokë: fjalën maqedonase të lashtë ‘γαβαλά (ɟabala) – ghabala IPA gjithashtu sërish tek maqedonishtja e lashtë gjejmë: ‘κεβαλή; κεβλή ‘head’ = kokë.

    Fjalë të cilat mendohet se mund të kenë ekzistuar paralelisht me ‘κεβλή/κεβαλή’ (Shih Hoffman). Fjalë që nuk ka etni (por mund të jetë ilire, thrake ose frigiane) Štastný (1906) e konsideron atë trakase. Hatzidakis refuzon lidhjen e saj me κεβαλά/κεβλή. Shih Fick (1874), Katicic (1976), Hoffmann (1906), Mayer (1948), Hatzidakis (1927).

    Pra emërtimi ‘Cefal-os’ nuk është grek, veçmas kësaj shpjegojmë se gjithë shkronjat e së njëjtës linje vendformuar kanë një renditje të paracaktuar, pavarësisht se ato janë të barazvlefshme midis tyre, por nuk mundemi kurrsesi të themi: ‘v/f, m/p = b’ sepse gjithë shkronjat që lexuam janë produkt i shkronjës ‘b’ dhe jo e kundërta, pra renditja e rregullt është: ‘B = V’ dhe ‘b; bh = p; ph = f/ φ’. Njëjtë siç kemi parësore ‘G = k’ dhe jo ek = ge, më këtë rregull kuptojmë kohën e vjetërsinë e fjalëve, kush prej tyre vjen më parë p.sh.  fjala *brat është më e lashtë se *fratis = vëlla. Ose fjala *bullë vjen më parë se fjala *vulë, vulos etj.

    Më lart lexuam se fjala ‘Cefal-os’ (kefál) buron prej rrënjës IE *ǵeb-l-” dhe mjafton të zëvendësojmë shkronjën ‘g = k’, e pas kësaj kemi: ‘ǵeb-l = kãp-l’, e tashmë qartazi kuptojmë se kemi të bëjmë me fjalën «latine quajtur»: Kap, kapo, kaptinë, kapedan, kaposh, por edhe kapelë, kaptell, kapter e shumë të tjera.

    Çka lexuam më sipër na rezulton se: fjala gab-l dhe kap-l, kanë të njëjtën origjinë vend formimi, janë fjalë të krijuara mbi rrënjën IE të pandryshueshme me të njëjten vlerë në çdo rast “Ab/Ap”, (g’ab) ndërsa shkronja “g/k” ka vlerën dhe buron prej simbolit “X” (ox = oç; ok; kokë) (oç; osc, k/oska, eshtra). Edhe njëherë dukshëm, qartë kemi “ǵeb-l- =kap-l = kokë” dhe kap-l = qefal; {sepse c = k dhe p = f} pra Capèl = Cefal = Kokë. – Edhe njëherë del se Cefal nuk është fjalë greke.

    Në mitologjinë e hershme dybrirëshi CAPRI, (CAPI) simbol i birit të dërguarit Zot, quhej pikërisht sepse: Cabri = Ca bri; ka bri – dritë ashtë dritë, njëjtë si Dielli trupi i zjarrtë qiellor dhe rrezet e tij lindur mbi trupin AB dhe X, plus dhe minus, dualizëm (dy/al-izëm).

    Ky është Capri – Capi që Ka bri dhe e Kap po prej aty nga krei – koka, aty ku ka bri, brirë.

    Rrënja IE: ǵeb-l nuk është gjë tjetër përveçse emri i të parit dhe më të madhit objekt, i pikës infinitare, i kokës, kreit në krye i të ndriturit, i dy trupave (a’bi na) në një të vetëm AB dhe zjarri-shpirti ‘x’ njëjtë si dy kokat e shkabës-shqiponjës sonë me dy/krena mbi një trup të vetëm, ‘dy/el = Diell’.

    “Bucefali” kali i të madhit Aleksandër maqedonas, sigurisht që do të thotë “Kokë – Buall” – ‘bu kalë, i pabindur kokëtrashë, kokëbullar, por kjo fjalë buron prej rrënjës shqipe “A’Ba” që do të thotë është në krye, ‘Qe Ba -la’; AB i pari, i bardhi, “Abat”, ai që h’api dritën “Abri” ai që ndodhet sipër nesh në “Ballë” – (La ‘Ba) ai që na udhëheq me dijen – diturin – dritën e tij Bri/la-nte.

    Aleksander Hasanas

    Ref. Pellazget e fundit, gjuha e tyre ~ Etimologji.

    Lajmet e fundit

    Tv Apollon

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here