Më shum

    Kapen dy shtetas marokenë në Tiranë, dyshohen për disa vjedhje

    Policia e Tiranës ka vendosur në pranga dy shtetas marokenë, pasi dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të kryera në Tiranë, kryesisht në zonën e rrugës ‘Ali Demi’ dhe të Rrugës së Barrikadave
    Tiranë

    Finalizohet operacioni policor “Befasia”.

    Vihen në pranga dy shtetas marokenë të dyshuar për një sërë vjedhjesh të kryera në zonën e Ali Demit dhe te Rruga e Barrikadave. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe një sasi parash.
    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për dy shtetas të dyshuar si autorë të disa vjedhje telefonash dhe bizhuterish të ndodhura në zonën e Ali Demit dhe te Rruga e Barrikadave, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “BEFASIA“.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve marokenë: N. B., 23 vjeç dhe H. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.
    Këta shtetas i kanë vjedhur me dhunë sendet personale shtetasit sirian M. H., 30 vjeç.

    Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë dhe autorë të disa vjedhjeve të tjera të telefonave dhe bizhuterive të ndodhura më parë në zonën e Ali Demit dhe në Rrugën e Barrikadave.
    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të këtyre shtetasve dhe të banesës së tyre, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një shumë parash, bizhuteri, ora dore, aparate celular dhe sende të tjera.

    Në cilësinë e provës materiale u
    sekuestruan sendet e vjedhura dhe një shumë parash.
    Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

    Latest news

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here