Categories: Lajme

Katari synon një kupë bote të përballueshme

Sekretari i Përgjithshëm i komitetit suprem të ngarkuar për organizimin e Kupës së Botës në futboll 2022, Hassan Al Thawadi, zotohet se vendi i tij do të zhvillojë një turne “të përballueshëm” në Katar, mes frikës së një recesioni global pas pandemisë. “Ne kemi thënë gjithmonë nga dita e parë që ky do të jetë një turne i përballueshëm; kushdo që dëshiron të jetë në gjendje të vijë në Kupën e Botës, duhet të jetë në gjendje të vijë, pra të jetë i gatshëm” – tha Hassan Al Thawadi, sekretari i përgjithshëm i komitetit suprem të ngarkuar me organizimin e turneut. “Ne demonstruam se gjatë Kupës Botërore për klube, ku kishte tifozë nga vende të ndryshme të botës, treguam se arritëm të përballojmë akomodimin e tyre”. Duke folur në konferencën e LeadersWeek.direct, Al Thawadi pranoi se ishte i shqetësuar për tifozët që nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Lindjen e Mesme, pasi ekonomia është prekur nga kriza e koronavirusit. “Ka shumë probleme mbi punësimin, jetesën. E problemi më i madh tani është shërimi nga virusi dhe se si do të bëhet kalimi i kësaj gjendje të rëndë” – pyeti Al Thawadi. “Tani është e paqartë. Po hyjmë në një recesion dhe nuk ka dyshim se ekziston shqetësimi për ekonominë globale dhe aftësinë e tifozëve për të përballuar udhëtimet dhe për të lejuar ardhjen dhe festimin në Kupën e Botës”. Katari ka vazhduar përgatitjet e tij për Kupën e Botës pavarësisht përhapjes së COVID-19, i cili sipas shifrave zyrtare ka infektuar rreth 34,000 njerëz në vend.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

4 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

4 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

4 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

4 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

4 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

4 days ago