More

    Kërcënohet me jetë drejtori i Aeroportit të Rinasit

    Në nëntor të 2019-s Tirana Internacional Airport nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, por disa muaj më vonë drejtori i saj Costandin Von Alvensleben kërkon ndihmën e uniformave blu, për të gjetur një person që e ka kanosur.


    Drejtori gjerman i TIA-s është paraqitur në një komisarit të kryeqytetit duke bërë kallëzim ndaj një shtetasi që e ka goditur me gurë.


    Sipas kallëzimit të referuar në polici të Alvensleben, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në orën 8 e 30 minuta në rrugën “Dritan Hoxha ”, teksa ky i fundit ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

    Një i ri i maskuar me një kapuç i është afruar duke e qëlluar me gurë por fatmirësisht veç dëmeve materiale, Alvensleben, nuk ka pësuar dëmtime. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen duke sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja ndërsa motivet mbeten të paqarta. Ndërkohë vetë drejtori TIA-s ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo për shkak të detyrës. /Euronews

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here